Prishtinë: Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit Filozofik në Prishtinë, duke u bërë thirrje që t’i bashkohen protestës së paralajmëruar për 1 tetor, me moton “JO NË EMRIN TIM”.
Protesta është paralajmëruar të mbahet më 1 tetor, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00. Organizatorët e kanë prezantuar atë si kundërshtim ndaj vendimit dënues të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.
Gjatë takimit me studentët, Tasholli dhe Hoxha kanë folur për rëndësinë që, sipas tyre, ka ruajtja e kujtesës historike dhe e narrativës së luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Historia nuk mund të ndryshohet në emër të popullit të Kosovës dhe as nuk mund të vihet në pikëpyetje vërtetësia e luftës së UÇK-së për liri”, është thënë gjatë bashkëbisedimit.
Tasholli, duke iu drejtuar të rinjve, ka deklaruar se roli i gjeneratës së re në ruajtjen e kësaj narrative është i rëndësishëm.
“E ka kapë në dorë UÇK-në rinia, s’mundeni me ia hekë kurrë prej dore”, ka thënë Tasholli.
Ndërkaq, studentët pjesëmarrës në bashkëbisedim kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestën e 1 tetorit, duke deklaruar se do të marrin pjesë në të.
Sipas tyre, protesta përfaqëson një qëndrim ndaj asaj që e konsiderojnë cenim të lirisë dhe të vlerave për të cilat, sipas tyre, është luftuar.
“Liria nuk mund t’i cenohet askujt”, është shprehur një nga studentët.
Protesta “JO NË EMRIN TIM” pritet të mbahet më 1 tetor në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, nga ora 16:00.
Më shumë storie
Vazhdojnë tensionet në Tiranë, përplasje me policinë dhe dëmtime materiale
Protesta e studentëve në Shqipëri ka vazhduar edhe gjatë ditës së tretë, duke u shoqëruar me tensione, përplasje me policinë...
Pse ju rinia studentore e Kosovës nuk po tregoni solidaritet me protestat e studentëve në Shqipëri?
Nga Skënder Sadri KAPITI Rinia, Studentët dhe gjithë Kombi sot më shumë se kurrë të protestojë në emër të lirisë, patriotizmit, moralit,...
OVL-UÇK dënon keqpërdorimin e flamurit të UÇK-së në akte vandalizmi
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka dënuar çdo keqpërdorim të flamurit me simbolin e...
THIRRJE SHQIPTARËVE – MBËSHTETENI PROTESTËN E TRETË TË MADHE STUDENTORE
Nga Skënder Sadri KAPITI Me 13 Tetor 2026 filloi protesta e tretë e madhe studentore, pas asaj të parës së...
Presidentja e Kosovës, znj. Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka vizituar familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, të...
Policia gjen pistoletë, granata dore dhe mijëra fishekë në dy lokacione në veri të Kosovës
Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në...

Average Rating