Protesta në disa qytete kundër vendimit të Gjykatës Speciale

Read Time:1 Minute, 44 Second

Në disa qytete të Kosovës janë zhvilluar sot protesta të organizuara nga degët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit

Tubimet janë mbajtur nën moton “Jo në emrin tim”, ndërsa pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. 

Protestë në Gjakovë

Në protestën e organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, qindra qytetarë të Gjakovës, të tubuar në qendër të qytetit, kanë kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Avdyl Zeneli nga OVL në Gjakovë tha se veteranët janë të indinjuar me vendimin e Gjykatës.

“Ne si veteranë jemi thellësisht të indinjuar me vendimin e Gjykatës. Liderët tanë që e themeluan UÇK-në, që e bindën gjithë botën se ne kemi të drejtë, sot padrejtësisht po mbahen në Hagë. Ne kërkojmë liri për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Rexhep Selimin, Calin dhe Pejtrin që padrejtësisht po mbahen atje sepse lufta është zhvilluar në Kosovë, ne nuk kemi lëvizur nga ky vend”, tha Zeneli.

Asmon Rama, djali i heroit Agron Rama, tha se janë mbledhur për të kërkuar lirimin e ish-krerëve të UÇK-së.

“Sot jemi mbledhur këtu për të kërkuar lirimin e krerëve të UÇK-së të cilët po mbahen padrejtësisht në Hagë. Ne qëndrojmë pranë familjarëve sot sikurse qëndruan baballarët tanë në kohët më të vështira që kishte vendi ynë. Kërkojmë që zëri ynë për liri të dëgjohet dhe lavdi gjithmonë për UÇK-në”, tha ai.

Altin Krasniqi, djali i Jakup Krasniqit, bëri thirrje për unitet.

“Duke e mbrojtur luftën e drejtë të UÇK-së, ne nuk po e mbrojmë vetëm të kaluarën, por po mbrojmë edhe të ardhmen e shtetit tonë, kujtesën e brezave dhe të drejtën tonë për të treguar historinë ashtu siç është. Sot duhet t’i lëmë anash të gjitha dallimet politike, të gjitha partitë shqiptare duhet të bashkohen rreth një çështjeje që është më e madhe se secila parti dhe më e madhe se secili individ”, tha Krasniqi. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Nju Jork, Glauk Konjufca: Vendimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi
Next post Prishtinë: Nata e dhjetë e protestës kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale