Për të 12-ën ditë, protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së
Për të 12-të natë me radhë mijëra qytetarë janë mbledhur edhe të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën moton “Jo në emrin tim”.
Protesta ka nisur rreth orës 21:00 dhe është shoqërua me mesazhe për drejtësi, si dhe me thirrje drejtuar institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin hapa lidhur me aktgjykimin dënues.
Sipas organizatorëve, kjo është dita e 12-të e protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila ka dënuar katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vjet burgim.
Protestat janë zhvilluar në ditët e fundit në Prishtinë, me pjesëmarrësit që kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
Protesta kundër aktgjykimit janë mbajtur sot gjatë ditës edhe në Shkup, ndërsa tubime të ngjashme janë zhvilluar në Melburn të Australisë, Oslo të Norvegjisë dhe Gjenevë të Zvicrës e shumë qytete të tjera në mbarë botën. Me flamuj kombëtarë dhe emblema të UÇK-së, bashkatdhetarët po kërkojnë nga komuniteti ndërkombëtar të ndalojë proceset e ndikuara politikisht.
Gjithashtu, sot gjatë ditës Tifo-grupet kosovare kanë protestuar në Prishtinë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Më 1 tetor, ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu”, është paralajmëruar protesta “Jo në emrin tim”.
Më shumë storie
Shqipëria i ka punët kështu si i ka sepse ka pak nacionalizëm, por kjo nuk pritej nga politikanët e Kosovës
Nga Skënder Sadri KAPITI Nuk pritej ky zhgënjim nga politika kosovare pas shpalljes së Pavarësisë së saj, sepse ashtu si...
Çfarë ndryshon me Ligjin për Specialen?
Pas aktgjykimit të shkallës së parë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, në Kosovë u rikthye...
Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes së Kosovës
Ceremonia e inaugurimit të presidentes së re është zhvilluar para objektit të Kuvendit të Kosovës, ku ushtruesja e deritanishme e...
Edi Rama uron Shiroka-Pulën: Mbarësi e suksese për ju dhe Kosovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar akademiken Justina Shiroka-Pula për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi...
Bajram Begaj uron Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente e Kosovës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen presidente të Republikës së Kosovës. Përmes një postimi në...
Bedri Hamza: Me presidenten e re, të vazhdojmë betejën për drejtësi në Hagë
Kryetari i Partisë Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës dhe miratimi...

Average Rating