Për të 12-ën ditë, protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Read Time:1 Minute, 8 Second

Për të 12-të natë me radhë mijëra qytetarë janë mbledhur edhe të dielën në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nën moton “Jo në emrin tim”.

Protesta ka nisur rreth orës 21:00 dhe është shoqërua me mesazhe për drejtësi, si dhe me thirrje drejtuar institucioneve të Kosovës që të ndërmarrin hapa lidhur me aktgjykimin dënues.

Sipas organizatorëve, kjo është dita e 12-të e protestave kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila ka dënuar katër ish-udhëheqës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me gjithsej 81 vjet burgim.

Protestat janë zhvilluar në ditët e fundit në Prishtinë, me pjesëmarrësit që kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj aktgjykimit dhe kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.

Protesta kundër aktgjykimit janë mbajtur sot gjatë ditës edhe në Shkup, ndërsa tubime të ngjashme janë zhvilluar në Melburn të Australisë, Oslo të Norvegjisë dhe Gjenevë të Zvicrës e shumë qytete të tjera në mbarë botën. Me flamuj kombëtarë dhe emblema të UÇK-së, bashkatdhetarët po kërkojnë nga komuniteti ndërkombëtar të ndalojë proceset e ndikuara politikisht.

Gjithashtu, sot gjatë ditës Tifo-grupet kosovare kanë protestuar në Prishtinë kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Më 1 tetor, ora 16:00, në sheshin “Skënderbeu”, është paralajmëruar protesta “Jo në emrin tim”.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <em><strong>Opinion</strong></em>: <em><strong>“Triumfi i Kombit’’, kryevepra e  Skënder Sadri Kapitit</strong></em>
Next post Prishtinë: Për të 13-ën ditë, protestuesit kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së