Kauzat e protestave: “Fund tranzicionit”, ”Shqipëri Etnike” dhe “Politikë e Re” për Triumfin e Kombit

Read Time:5 Minute, 25 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Në mbi njëqnd vite Pavarësi Shqipërisë,politikës së Tiranës nuk i ka intersuar seriozisht Çështja kombëtare shqiptare, as Kosova, as Çamëria, as shqiptarët e Maqedonisë dhe as  të Malit të Zi, por vetëm interesat  personale  të atyre që e kanë sunduar Shqipërinë. Po kjo gjë vazhdon edhe sot, kur shteti shqiptar i paskomunizmit asgjë nuk ka bërë për të drejtat e popullsisë çame , as për ato të shqiptarëve të Maqedonisë, por çuditërisht sidomos këto 14 vite të qeverisjes socialiste, qeverisë së Tiranës me kryeministër Edi Ramën më shumë i ka intersesuar që të ketë marrëdhënie vëllazërore të tij me presidentin serb se sa me Kosovën.

Jo vetëm se politikës së Tiranës nuk i intereson Çështja e Çamërisë por ajo madje nuk ka miratuar as një rezolutë për të dënuar gjenocidin  serb mbi shqiptarët e Kosovës ushtruar në vitet  1998-1999.

Në Shqipëri populli patriot dhe mënçuria e tij janë   shumë hapa dhe pakrahasimisht shumë para  politikës, mediave dhe intelektualëve.

Protestat në Shqipëri, të gjithë të rinjtë,studentët dhe qytetarët që flasin  të parin dhe kauzën kryesore kanë interesin kombëtar, të parën kanë Shqipërinë dhe shqiptarizmin.Kjo protestë që ka marrë jehonë dhe përfshirje gjithshqiptare në trojet dhe në atdheun  e shqiptarëve dhe  në të gjithë diasporën shqiptare kudo në botë, si dhe  jehonë ndërkombëtare, po i tregon Europës dhe botës se shqiptarët nuk ka kush që mund  t’i pengojë për bashkimin  kombëtar,

Në Tiranë po mbahet prej ditësh protesta më e madhe patriotike gjithkombëtare, për Triumfin e Kombit, për Bashkimin kombëtar, për Shqipërinë etnike. Po protestohet  kundër elitës

së vjetër politike. Protestojnë rinia dhe elita patriotike e qytetare, të cilët po i përgjigjen kombit dhe atdheut,

Për herë të parë në Shqipëri kemi një ndërgjegjsim dhe zgjim kombëtar për domosdoshmërinë jetike,për unitetin  kombëtar, për të cilën shpresoj që të triumfojë dhe që të mos manipulohet dhe as që të dështojë, sepse kjo do ishte në dëm të popullit dhe të interesit kombëtar.

Më shqetëson fakti, që akoma pas 4 muajsh të kësaj proteste, akoma nuk është finalizuar dhe nuk ka dalë një Forcë e Re Politike  që të marrë përsipër politikisht kauzat e protestave rinore dhe patriotike.

Dyshoj në dy gjëra: së pari se mos në këto protesta të kenë depërtuar mercenarë dhe agjentë të politikës së vjetër të cilët duan t’a pëçajnë protestën; ose, ose mos vallë ka shumë fraksione brënda protestës siç e kanë zakon shqiptarët që më pare krijohen fraksione politike në parti se sa të themelohet vetë Partia.

Duhet një forcë e re plitike ,për një “POLITIKË TË RE “ që të mos jenë në krye fytyra të reja të infektuata nga politika e vjetër.Duhet jo revolucion gjithçka përmbysës, sepse kur pretendhet se premton gjithcka , dhe që pastaj zakonisht nuk realizohet  asgjë e madhe.

Kauza, duhet të jetë: “FUND TRANZICIONIT”,

 “SHQIPËRI ETNIKE” DHE “POLITIKË E RE”  PËR “TRIUMFIN E KOMBIT”

Është për t’u habitur fakti se ka aq shumë televizione, gazeta e portale në Shqipëri, Kosovë e Maqedoni, dhe pavarësisht kësaj, pothuajse të gjitha nuk i paraqesin si duhet këto protesta patriotike për SHQIPËRINË ETNIKE 

Pavarësisht se të rinjtë dhe qytetarët i ftojnë në protestë  gazetarët, shkrimtarët,artistët e profesorët, por mjerisht akoma edhe pas më shumë se 4 muaj protestë akoma mercenarizmi dhe servilizmi mediatik dhe intelektual nuk po e mbeshtesin, pasi ka  deri edhe asish farë profesorësh  servilë që nuk e “tradhëtojnë” as pushtetin e sotëm të  socialistëve dhe as pseudopatriotizmin  politik të opozitës; të cilët nuk e tradhtojnë as korrupsionin politik dhe as shërbesën helmuese intelektuale të tyre për korrupsionin; të cilët nuk e mbështesin antikorrupsionin dhe nuk e tradhëtojnë as tradhtinë e politikës;    të cilët madje për turpin dhe për mjerimin e shume prej tyre  janë bashkuar  dhe thashathemnojnë e shpifin ashtu si qeveria,politika dhe mediat e shitura kundër kësaj Lëvizje  patriotike dhe të ndryshimit.

Për herë të parë në Shqipëri kemi protesta kaq të fuqishme që si kauzë kanë patriotizmin, kombëtarizmin dhe Shqipërinë e interesin kombëtar të parin, kanë  interesin gjithkombëtar, ku nuk ka flamuj  ngjyrashakësh partiakë por kanë  flamurin kombëtar shqiptar,atë të Kosovës dhe të Shqipërisë etnike.

Rinia dhe qytetaria shqiptare po shkruajnë dhe po bëjnë epokë.

Intelektualë mos vononi por guxoni  për në të mirë të interesit gjithkombëtar sepse ne po ua shënojmë turpin e indiferentizmit tuaj.

ZGJOHUNI SHQIPTARË SEPSE ÇAMËRIA, TOKA SHQIPTARE ÇAME PO NA THËRRET NE SHQIPTARËVE KUDO QË JEMI,PO THËRRET SHQIPTARËT E VET ÇAMËRIA, ATDHEU I TË GJITHË SHQIPTARËVE, TË CILËT E KANË DETYRË DHE I KANË BORXH TË MADH BASHKËATDHETARËVE TË ÇAMËRISË HEROIKE, E CILA U PËRSEKUTUA, U PËRNDOQ, U DOGJ, U VRA DHE I DËBUAN SHQIPTARËT, BIJTË DHE BIJAT E SAJ  NGA TROJET E VETA  VETËM PËR NJË “FAJ”, VËTËM PSE ÇAMËT JANË SHQIPTARË.

Është turp për politikën dhe qeverinë shqiptare që hesht, qëndron indiferente dhe që lejoi që në Derviçan, provincë e Gjirokastrës, që të nderohet  figura e kryekriminelit grek, Napoleon Zerva i cili ka kryer gjenocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë në vitet 1943,1944, mars 1945, ai që  vrau, theri, dogji në furra gra dhe fëmijë çamë. Dëboi dhunshëm tërësisht çamët myslimanë të Çamërisë nga vendi i tyre autokton.

Shqipëria hesht kur Greqia mban akoma Ligjin e Luftës dhe nuk kërkon as minimumin për çamët që të kthehen në shtëpitë dhe trojet e tyre, që nuk bën as minimumin për kthimin e të drejtave të tyre pronësore, por as nuk reagon edhe kur Greqia kërcënon sovranitetin e vetë Shqipërisë nga shovinizmi grek i cili nuk ka ndryshuar aspak natyrën barbare të urrejtjes dhe të shqiptarofobisë

Çamëria ishte fortesa që pengoi synimet dhe qëllimet shovinisto-gjenocidiste për të asimiluar dhe asgjësuar edhe Shqipërinë londineze në aleancë me Serbo-Rusinë.|

Rinia në Shqipëri fton shqiptarët kudo në trojet e tyre ,në dy shtetet shqiptare dhe shqiptarët e Preshevës, të Çamërisë, Maqedonisë dhe diasporën që t’i bashkohen kësaj lëvizje patriotike sepse kërkohet tashmë pashmangshmërisht zgjidhja e Çështjes kombëtare shqiptare, Bashkim të Shqipërisë Etnike.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Libra të rinj