Libra të rinj

Read Time:4 Minute, 3 Second

Agim Sulejmani

Nuhi Berisha

Shoqata e të burgosurve politikë të Kosovës 2026

Miku dhe kolegu im, mësues në Gjermani, Salih Salhu Hasani kishte kohë që donte të vinte në Tiranë edhe për të më takuar mua. Me këtë rast, ai më dhuroi një libër kushtuar heroit të Kosovës, Nuhi Berishës.

Me Nuhiun Salihun e lidhte periudha kur, duke qenë instructor i sportit të karetesë në Gjilan, i jepte mësime karetee edhe gjimnazistit Nuhi. Më vonë Salihu e kish përcjellë jetën e Nuhiut si i ri revolucionat për ҫlirimin dhe bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, sidomos kur vetë Nuhiu ra dëshmor në janar 1984 në Kodrën e Trimave në Prishtinë, bashkë me shokun e tij më të vjetër dhe ish i burgosur politik, Rexhep Malajn.

Libri është promovuar në Gjilan. Atë e ka shkruar zoti Agim Sulejmani. Duke dashur të sqarojë pse ai u muar me këtë punë, ja ҫfarë shkruan autori në Parathënie

Ndonëse kanë kaluar mbi 26 vjet nga ҫlirimi i Kosovës nga zgjedha serbe, historianët tanë nuk i kanë ndriҫuar ende shumë figura të shquara të luftës ҫlirimtare si Jasharët, Kadri Zeka, Afrim Zhitia, Zijah Shemsiu, Fehmi Lladrovci, Ilaz Kodra, Jashar Salihu, etj. Janë ngritur buste, statuja e lapidare por përveҫ emrit dhe vitit të rënies, vizitori nuk merr vesh diҫka për jetën dhe veprën e herojve..

Nuhi Berisha jetoi vetëm 23 vjet. Ai vjen nga një familje të dëbuarish me dhunë nga trojet e veta në ish Sanxhakun e Nishit dhe e vendosur në fshatin Sfircë, pranë kufirit. Që nga 1974 familja e tij jetonte në Gjilan ku Nuhiu mori arsimin fillor dhe të mesëm. Pastaj nisi studimet në uiversitetin e Prishtinës, në degën juridike.

Ai u edukua dhe u frymëzua në odat e burrave ku diskutoheshin edhe fatet e kombit shqiptar. Mësoi për masakrat serbe të viteve 1912-1913 ku humbën jetën 120 000 shqiptarë, ato në bitet 1945-1946, për shtypjen e ushtruar në kohën e Rankoviҫit dhe demonstratat e vitit 1968, ndërsa ngjarjet e vitit 1981 i përjetoi edhe vetë si student.

Në atë kohë në Kosovë ishin krijuar disa organizata “revolucionare” të ndikuara edhe nga regjimi komunist në Shqipëri, ku rinia hynte me dëshirë duke shpresuar në lirinë e ëndërruar. Sigurisht regjimi sllavokomunist vepronte pamëshirë duke i burgosur antarët e këture orgnizatave, gjë që i bënte shqiptarët të parët për nga numri në burgjet politike jugosllave. Ngjashëm, një pjesë e vogël e shqiptarëve të Kosovës i besuan edhe vendimeve të Konferencës së Bujanit (që pasoi Mbledhjen e Mukjes në Shqipëri në fillim gusht43 1943  dhe Lidhjen e Dytë të Prizrenit në shtator 1943) të mbajtur në ndërrimin e viteve 1943-1944, ku premtohej se do zbatohej parimi i vetëvendosjes mjafton që shqiptarët të merrnin pjesë në ushtrinë partizane të Titos.

Por do kalonte pak më shumë se një vit dhe shqiptarët e Kosovës do zhgënjeheshin pas vendimeve të korrikut në Prizren ku dhunshëm Kosova u shpall pjesë e Serbisë.

Ashtu si qindra e mijëra të rinj të Kosovës edhe Nuhiu do kalitej gjatë kësaj veprimtarie atdhetare legale dhe ilegale, në bashkëpunim me figura të tjera të shquara si Kadri Zeka.

Për ato ditë të zjarrta të demonstrative të mars- prillit 1981 ai shkruan

Kësaj radhe pranvera do të jetë e dalluar nga të tjerat, do të jetë pranvera kur toka kosovare di të skuqet nga gjaku, kur bijtë e bijat e saj po bien nga plumbat e gjakatarëve. Prandaj këtë Pranverë po e quaj pranverë e luleve të kuqe, lule që kurrë nuk do të thahen, por do të qendrojnë ashtu të njoma përgjithmonë..

Nuhiu tregon për shtypjen e demonstrative nga forcat speciale

Posa na vërejtën që jemi në dhomë, na hodhën gaz lotsjellës. Dëgjohej zhurma e thyerjes së dyeve të konviktit dhe klithmat e studentëve të tmerruar, q i nxirrnin duke i rrahur, duke i tërhequr, i futnin në veturat e policisë dhe i ҫonin drejt në burg.

Ilazi tregon se si bashkë me dy shokë të tij, Nuhiun dhe Gafurrin, formuan celulën e parë të OMLK ku, para flamurit kombëtar, ata  bëne betimin

Para flamurit kombëtar betohemi se deri në vdekje do të luftojmë për ҫlirimin e Kosovës dhe të viseve të saj nga Serbia dhe bashkimin me shtetin amë të Shqipërisë!

Kontakti i dy viganëve të luftës, Rexhep Malaj dhe Nuhi Beisha u mbajt në fillim të korrikut 1983 në Parkun e Taukbahҫes në Prishtinë. Që në këtë takim ata nuk u ndanë më kurrë, deri më 12 janar 1984, kur edhe ranë heroikisht në lagjen e Vranjecit në Prishtinë, e cila pas kësaj kohe mori emrin që i takonte Kodra e Trimave.

Libri i Agim Sulejmanit prej 380 faqesh shoqërohet më shumë foto, ka letër të mirë dhe kapak të fortë. Kopertina është simbolike, një i ri me pistoletë duke u ndeshur me armiqtë që më kujton heroin Qemal Stafa.

Bardhyl Selimi, 9 tetor 2026

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Politika e vendimmarrjeve të orës 12 të natës
Next post Kauzat e protestave: “Fund tranzicionit”, ”Shqipëri Etnike” dhe “Politikë e Re” për Triumfin e Kombit