Policia gjen pistoletë, granata dore dhe mijëra fishekë në dy lokacione në veri të Kosovës

Read Time:1 Minute, 29 Second

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale në dy lokacione të ndryshme në komunën e Zubin Potokut, pas informacioneve të pranuara nga qytetarët.

Sipas njoftimit të Policisë, kontrollet janë realizuar të martën nga zyrtarët e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut, pas informacioneve se në dy lokacione mund të kishte armë dhe mjete të tjera ilegale.

Në rastin e parë, në fshatin Parucë, policia ka kontrolluar një objekt të pabanuar, që shërbente si stallë për bagëti. Aty janë gjetur dhe sekuestruar 141 fishekë të armëve të gjata, 21 fishekë të armëve të gjata me krehër, dy fishekë të pushkës së gjuetisë, katër granata dore dhe një tytë e pushkës së gjuetisë.

Po ashtu, janë gjetur 48 gëzhoja të pushkës së gjuetisë, një pajisje për mbushjen e fishekëve, katër kuti me barot, sfera për mbushjen e fishekëve të gjuetisë, kapsolla dhe tamponë për fishekë, një maskë gazi ushtarake dhe një bajonetë ushtarake.

Në rastin e dytë, në fshatin Ranqiq, gjatë kontrollit në një objekt të pabanuar, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, katër granata dore dhe 2 mijë e 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Në të dy lokacionet kanë dalë edhe njësitë për trajtimin e mjeteve eksplozive (IEOD), të cilat i kanë tërhequr mjetet eksplozive në mënyrë të kontrolluar.

Policia ka bërë të ditur se deri në këtë fazë nuk ka persona të arrestuar lidhur me këto raste.

Të gjitha veprimet policore i janë paraqitur Prokurorit të Shtetit, i cili ka udhëzuar inicimin e rasteve për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”.

Policia e Kosovës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe i ka ftuar ata që të vazhdojnë të raportojnë informacione që ndihmojnë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike. 

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post 𝗦𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗮-𝗠𝗲𝗷𝘁𝗲𝗽𝗶 𝘀𝗵𝗲𝗸𝘂𝗹𝗹𝗼𝗿 𝗻ë 𝗭𝗮𝗿𝗯𝗶𝗰ë – 𝗧𝗲𝗺𝗽𝘂𝗹𝗹 𝗶 𝗱𝗶𝗷𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗶𝗺𝗯𝗼𝗹 𝗶 𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁ë 𝗠𝗮𝗹ë𝘀𝗶𝘀ë së Bujanocit
Next post Presidentja e Kosovës, znj. Shiroka-Pula viziton familjet e ish-krerëve të UÇK-së