𝗦𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗮-𝗠𝗲𝗷𝘁𝗲𝗽𝗶 𝘀𝗵𝗲𝗸𝘂𝗹𝗹𝗼𝗿 𝗻ë 𝗭𝗮𝗿𝗯𝗶𝗰ë – 𝗧𝗲𝗺𝗽𝘂𝗹𝗹 𝗶 𝗱𝗶𝗷𝗲𝘀 𝗱𝗵𝗲 𝗦𝗶𝗺𝗯𝗼𝗹 𝗶 𝗶𝗱𝗲𝗻𝘁𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶𝘁 𝘁ë 𝗠𝗮𝗹ë𝘀𝗶𝘀ë së Bujanocit

Read Time:1 Minute, 30 Second

Shkolla-Mejtepi shekullor në Zarbicë përfaqëson një trashëgimi të çmuar arsimore, kulturore dhe historike. 

Në gjirin e saj ngërthen historinë e zhvillimit të arsimit, kulturën dhe trashëgiminë materiale të kësaj treve. Ajo është dhe do të mbetet një ndër simbolet emblematike  dhe kujtesës historike të Malësisë.

Pranë kësaj shkolle, e cila përfaqësonte një Tempull të dijes dhe një qendër të rëndësishme të arsimimit, u zhvillua një veprimtari me rëndësi të veçantë për përparimin shoqëror e kulturor të kësaj treve. 

Krahas mësimit të shkronjave të Alfabetit SHQIP (ABC-së),u mbajtën edhe shumë takime kundër shpërnguljes së popullsisë drejt Turqisë, por edhe bashkërendim e unifikim i qëndresës,  për rezistencë në mbrojtje të kufirit.

Ishte vendi edhe pë ruajtjen e dinjitetit, identiteti, dhe frymës SHQIPTARE në këto anë,  aty u organizuan edhe kurse për zhdukjen e analfabetizmit. 

Kjo shkollë mbetet dëshmi e përkushtimit ndaj dijes, arsimit dhe emancipimit shoqëror, si dhe një trashëgimi me vlera të veçanta për brezat e sotëm dhe ata që do të vijnë.

Pasi renovimi i objektit është iniciuar me shkrim pranë Komunës së Bujanocit më 16 tetor 2008 dhe është përsëritur më 14 dhjetor 2021, ndërsa matja në vendngjarje është realizuar më 28 tetor 2022, po bëhet një hap i rëndësishëm drejt ruajtjes së kësaj vlere të trashëgimisë sonë.

𝗣𝗿𝗼𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶 𝗺𝗲̈ 𝗸𝗮𝗽𝗶𝘁𝗮𝗹 𝗶 𝘁𝗿𝗮𝘀𝗵𝗲̈𝗴𝗶𝗺𝗶𝘀𝗲̈ 𝗸𝘂𝗹𝘁𝘂𝗿𝗼𝗿𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗠𝗮𝗹𝗲̈𝘀𝗶𝗻𝗲̈ 𝗲 𝗕𝘂𝗷𝗮𝗻𝗼𝗰𝗶𝘁 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗻𝗼𝘃𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗼𝗯𝗷𝗲𝗸𝘁𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗦𝗵𝗸𝗼𝗹𝗹𝗲̈𝘀-𝗠𝗲𝗷𝘁𝗲𝗽𝗶𝘁 𝗻𝗲̈ 𝗭𝗮𝗿𝗯𝗶𝗰𝗲̈.

Pas këtij projekti   ligjërisht  do të shëndërrohet në një Monument të Trashigimisë Kulturoro-Historike, dhe shpallja Muze, nën mbrojtje të Monumenteve të Trashigimisë Kulturoro-Historike.

*Pamje pran  objektit   të Shkollës-Mejtepit shekullor në Zarbicë, dhe

pamja e maketës pas renovimit.

**Nga, Refik Hasani, inciator për renovimin e objektit të Shkollēs- Mejtepit shekullor në Zarbicë

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Andrea II Muzaka, Mbreti i madh i shqiptarëve (1319–1372)
Next post Policia gjen pistoletë, granata dore dhe mijëra fishekë në dy lokacione në veri të Kosovës