Andrea II Muzaka, Mbreti i madh i shqiptarëve (1319–1372)
Nga Skënder Sadri KAPITI

Këtë shkrim më nxiti për t’a shkruar dhe për t’i tërhequr vëmëndjen së pari politikës shqiptare që të marrë leksion dhe mësim se si duhet t’i shërbehet kombit dhe atdheut; të marrë mësim nga trashëgimia e vyer e paraardhësve tanë; dhe për t’i treguar edhe intelektualëve dhe akademikëve se Hitoria dhe heronjtë e vërtetë nuk janë ata që i ka bërë e ngritur politika komuniste dhe interesat e ideologjia e saj, por janë ata të cilët kanë bërë e shkruar epokë dhe lavdi në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve.Ky shkrim imi vlerësoj se është me rëndësi aktuale, pasi pavarësisht se jashtë Shqipërisë janë gjysma e trojeve shqiptare, sot rinia shqiptare po proteston për SHQIPËRINË ETNIKE DHE KUNDËR PAZAREVE ME TROJET SHQIPTARE
Dinastia Muzaka dhe sundimi i Andrea II Muzaka, Mbret i madh shqiptar ( 1319–1372 ), ka një rëndësi të jashtëzakonshme për mbijetesën e kombit shqiptar, sa që mund të themi se këtu i ka rrënjët dhe burimin nacionalizmi i kohëve mderne të shtetkombit shqiptar, dhe që është e madhe historike kundër të gjitha synimeve shoviniste antishqiptare dhe gjenocidiste të sllavo-serbo-grekëve dhe të miqve të tyre europianë.
Mbreti Andrea II Muzaka, është treguar dhe ka shkëlqyer jo vetëm si streateg i madh ushtarak e luftëtar, por edhe si një politikan e diplomat i madh, i cili i shfrytëzoi kushtet dhe rrethanat e kohës më të vështirë ku ndodhej etnia shqiptare në Mesjetë për mbijetesën e etnisë shqiptare. Ai ngriti mbretërinë shqiptare, dhe me mjeshtri të pashoq shfrytëzoi jo vetëm fitoret e mëdha e betejave por edhe paqen dhe marrëveshjet me mbretërit e perandoritë e kohës dhe e mbajti në këmbë dinastinë dhe mbretërinë shqiptare.
Ai u tregua i barabartë me fuqitë e mëdha të kohës në Ballkan ,dhe jo vasal dhe as në shërbim të tyre.
Andrea II Muzaka nuk i përdori shqiptarët dhe luftrat e tyre për imazh e për lavdi personale, dhe as për të marrë lëvdata nga shtetet e Italikut dhe as për t’i mbrojtur ato, por ai bashkë me shqiptarët luftuan për interesat e vetëm shqiptarëve , dhe mbretëria e tij ishte e barabartë në të gjitha marrëveshet që ai bëri sipas kushteve që ia impononte koha, gjë që e bën unikal shëmbullin e tij në historinë e shqiptarëve.
Dhe duke parë realitetin e sotëm, Muzaka nuk veproi sic vepruan komunistët shqiptarë në shërbim të komunizmit sllav dhe të internacionalizmit ; dhe as si veprojnë politikanët e sotëm shqiptar, që për interesa personale e mbajnë peng,të pazhvilluar,të zhytur në hajni e korrupsin dhe që bëjnë edhe pazare me trojet shqiptare për interesa personale, dhe prej të cilëve vetëm sa largohen shqiptarë nga atdheu.
Si ka mundësi që të mos studiohet dhe vlerësohet sic e meriton Dinastia e Lavdishme e Muzakajve, Dinasti e cila në kulmin e mbretërimit dhe nën sundimin e Andrea II Muzakës sfidoi dhe mposhti dy mbretër serbë, Vukashinin dhe Markon. Mbretëria e Muzakajva sfidoi , qëndroi dhe u ngrit triumfalisht në kohët më të vështira të Mesjetës kur Ballkani ishte fushëbëtejë mes mbretërive e perandorive bizantine,serbe, bullgare dhe anzhuine dhe në prag të pushtimit Osman të Ballkanit.Si mos të përmendet dhe të mos vendoset kjo histori epokale e Muzakajve në vëndin më të merituar që ajo Meriton.
Nëse shqiptarët do kishin trashëguar përvojën , rolin dhe trashëgiminë luftake, politike e strategjike të Muzakajve ndryshe do kishte qenë rrjedha historike e shqiptarëve të cilët do kishin pasur rolin kyc në Ballkan .
Me historinë dhe me trashëgiminë e Muzakajve do kishte qenë në të mirën tonë kombëtare që të kishim paraqiur veten tonë edhe përballë Europës e cila pas 500 vitesh nga koha e Muzakajve na ndau dhe na coptoi duke ua falur trojet shqiptarëve atyre të cilët i kishte mposhtur në beteja Andrea II Muzaka .
Kërcënimi më i madh për egzistencën e shqiptarëve erdhi që kur në Iliri u ngulitën sllavët, të cilët nuk i pengoi askush nga Europa e perendimi, por ata i lejuan por edhe pranuan dhe u dakordësuan me ta që të vendoseshin përfundimisht mbi trojet shqiptare, dhe pranuan që sllavët t’i asimilonin iliro-shqiptarët e Veriut të Ilirisë , që sot janë Sllovenia, Kroacia, Bosnja e Mali i Zi.
Ndërsa Iliriku i Jugut nuk u asimilua sepse ata mbetën nën Perandorinë Romake të Lindjes.Ajo e cila e shquan mbretërimin e Muzakajve në Mesjetë është fakti se Muzakajt e mbrojtën Shqipërinë por edhe Konstandinopojën kundër pushtimit sllav, serb e bullgar, sepse po të binte Konstandinopoja në duar të sllavëve, fati i shqiptarëve do kishte qenë ai që u ndodhi ilirëve të Ilirisë së Veriut, asimilimi dhe asgjësimi.
Askush, dhe vetëm Muzakajt thyen pereadorinë serbe e cila mbante nën pushtim barbar , gjenocidial dhe asimilues Kosovën dhe Maqdoninë shqiptare prej më shume se dy shekujve në Mesjetë.
Asnjë kryqëzatë dhe askush nga Perendimi, nuk ishte në krah të Muzakajve nuk ishte kundër carëve sllavë.
Nuk u pëlqen as grekëve dhe grekofilëlëve që në Jug të Shqipërisë të ketë Përmendore të Muzakajve, nuk u pëlqen as Maqedonasve që të ketë në Maqedoninë shqiptare përmendore të Muzakajve ashtu sikurse as serbëve, as islamfobëve serbofilëve të Kosovës që të ketë në Kosovë një përmendore të Muzakjve , dhe madje nuk e di se përse as në Tiranë nuk ka një të tillë për Muzakaj kur kjo dinasti ka qenë shëMbull i perpjekjeve per unitetin e etnisë shqiptare kundër të gjithë pushtuesve të trojeve arbërore, Dinasti e cila pasur marrëdhënie të ngushta martesore e miqësore me qëllim të forcimit të unitetit me të gjitha principatat shqiptare të kohës, dhe është DINASTIA E CILA KA MERITËN E MADHE SE ËSHTË E VETMJA E CILA KA THYER E MPOSHTUR PERANDORINË VRASTARE DHE GJENOCIDITE TË SHQIPTARËVE, ATË TË CARËVE SERBË.
Dinastinë e MUZAKAJVE , historinë e tyre të lavdishme nuk e duan as sot, po ata të cilët urrejnë dhe nuk e duan as peridhën më të lavdishme të Kombit shqiptar, 1878-1999 , atë që fillon me Lidhjen e Prizrenit, Luftrat dhe kryengritjet për pavarësi të viteve 1912, ,nuk e duan ata që urrejnë qëndresën dhe luftrat e Kosovës për Bashkimin Kombëtar; pra nuk e dun serbët, grekët,rusët, serbofilët dhe islamfobët serbo-grekofilë.
Në qoftëse duhet të nderohet dikush për merita historike, patriotike për etninë shqiptare e cila i ka paraprirë zhvillimeve kombëtare shqiptare dhe të drejtës historike që shqiptarët të kenë shtetin e tyre kombëtar ëshë dinastia e Muzakajve dhe sidomos mbreti i saj Andrea II Muzaka. Dhe nëse nuk është bërë kjo deri tani, duhet domsdoshërisht që koha dhe kombi shqiptar ,t’i japin meritën dhe të nderojnë me krenari mbretin e shquar shqiptar, Andrea II Muzaka dhe Dinastinë e tij. Ku janë historianët shqiptarë,pse nuk dëgjohen as ata dhe as akademikët, apo e kanë akoma mëndjen të mykur dhe nuk janë cliruar akoma nga historiografia antishqiptare serbe e greke. Kujt nuk u intereson Historia e lavdishme e Muzakajve, kjo përvecse armiqve më të egër, më barbarë dhe më gjenocistë grekë,sllavë e serbe;kjo nuk u intereson serbo-grekofilëve shqipfolës dhe mercenarëve islamofobë.
Nuk duan armiqt e shqiptarëve që të ketë histori shqiptare para pushtimit Osman të Ballkanit.
Grekët dhe serbët duan që t’a fshijnë historinë e vjetër të shqiptarëve, ashtu sikurse edhe Europa nuk i do shqiptarët sepse shqiptarët nuk i do ajo pasi shqiptarët janë populli më i vjetër në Ballkan dhe Europë. Intelektualë, media, akademikë,politikanë dhe historianë clirohuni nga indoktrinimi komunist për historinë dhe heronjt e kombit; t’a shkruajmë historinë e vërtetë.
T’u ngremë përmendore heronjve tanë të mëdhenj, sepse disa tyre edhe na i kanë vjedhur fqinjët.

Average Rating