Bruksel: Më 25 nëntor do të takohen liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor

Read Time:53 Second

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor do të takohen më 25 nëntor në Bruksel, në kuadër të Samitit BE–Ballkani Perëndimor.

Bashkimin Evropian në këtë samit do ta përfaqësojnë presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Në fokus të takimit do të jetë perspektiva e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, përshpejtimi i reformave dhe integrimi gradual në tregun e përbashkët evropian.

Liderët pritet të diskutojnë edhe për Planin e Rritjes për Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe pajtimin.

Një tjetër temë e rëndësishme do të jetë forcimi i sigurisë dhe mbrojtjes, si dhe përballja me kërcënimet kibernetike dhe ato hibride.

Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, ka theksuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian dhe se anëtarësimi i vendeve të rajonit është prioritet dhe investim i rëndësishëm gjeopolitik për Evropën.

Samiti i fundit ndërmjet liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor u mbajt në qershor të këtij viti në Tivat të Malit të Zi.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post GJAKU I ADEM BEQIRIT, NJËRIT PREJ PERSONALITETEVE TË NDRITURA TË MITROVICËS
Next post PASIVIZIMI I ADRESAVE TË SHQIPTARËVE  NË SERBI