Akademia e Shkencave distancohet nga teksti i Mehmet Krajës
Seksioni i Shkencave Shoqërore në kuadër të Akademisë së Shkencave të Republikës së Kosovës janë distancuar nga dokumenti “Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor”.
Përmes një komunikate për media, ASHAK kanë thënë se distancohen nga një dokument i tillë që është publikuar në faqen e ASHAK-ut, derisa thonë se ai tekst është i kryetarit të ASHAK-ut, Mehmet Kraja dhe se s’ka qenë i autorizuar për publikim.
Sipas Seksionit të Shkencave Shoqërore, ata që nga fillimi e kanë kundërshtuar publikimin e një tekstit të tillë të cilin e quajnë “joshkencor” në emër të Akademisë. Siç thuhet në komunikatë, një veprim i tillë sjell përçarje të rënda edhe për vetë Akademinë.
“Seksioni i Shkencave Shoqërore ka kohë që ia ka tërhequr vërejtjen kryetarit te ASHAK- ut, Mehmet Kraja, për sjelljet imponuese e arbitrare, e që po e lëndojnë rëndë dinjitetin e institucionit, në krye të të cilit është. Me qasjen e tij joakademike dhe, veçanërisht, me publikimin e këtij dokumenti joshkencor, të hartuar nga vet ai, si drejtues i një institucioni prestigjioz shkencor, artistik dhe kulturor, sjell përçarje me pasoja të rënda për vet Akademinë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga email-i zyrtar i ASHAK-ut.
Nga Seksioni i Shkencave Shoqërore kanë kërkuar nga Mehmet Kraja reflektim institucional për “dëmin e shkaktuar ndaj Akademisë dhe publikut të gjerë”.
ASHAK kanë paralajmëruar edhe inicimin e veprimeve statutore, nëse Kraja s’reflekton karshi përgjegjësisë institucionale.

Më shumë storie
Partitë prezantojnë listat zgjedhore për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025
Për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, skena politike në Kosovë është dinamizuar. Subjektet politike kanë publikuar listat e kandidatëve për deputetë....
SHBA kodifikon qëndrimet pro Kosovës në ligjin e mbrojtjes
Kosova përfshihet në qëndrime të rëndësishme në draft-ligjin e autorizimeve të mbrojtjes kombëtare të Shteteve të Bashkuara për vitin e...
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...

Average Rating