Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Në konferencën e përbashkët për media me Siljanovska-Davkovën, Rutte tha se KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të luajë një rol themelor në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme, për të mirën e të gjithë njerëzve që jetojnë në Kosovë. Ne do të vazhdojmë të sigurohemi që KFOR-i të mbetet i fuqishëm dhe i aftë për qëllimin e tij. Maqedonia e Veriut e ka mbështetur prej kohësh misionin tonë paqeruajtës të KFOR-it në Kosovë, dhe për këtë ju falënderoj”, tha sekretari i NATO-s.
I pyetur nëse NATO do të intervenojë në konfliktet në Lindjen e Mesme, Rutte tha se NATO nuk është e përfshirë në ngjarjet atje, por do të angazhohet për mbrojtje të plotë nëse ndonjë vend anëtar sulmohet nga Irani.
“E dimë që Irani është eksportues i kaosit dhe përgjegjës për dekada për sulme terroriste dhe tentativa atentatesh. Nga përvoja ime personale dhe nga vendi im, ku ekziston diaspora iraniane e rrezikuar nga regjimi iranian, mund t’ju siguroj se NATO nuk është e përfshirë në konflikte, por do të mbrojë çdo pjesë të territorit të anëtarëve të NATO-s. Komandantët tanë ushtarakë punojnë çdo ditë për këtë dhe kanë një qasje 360 gradë, duke marrë parasysh çdo kërcënim terrorist”, tha Rutte.
Presidentja Siljanovska-Davkova, në fjalën e saj, tha se Maqedonia e Veriut është aleate besnike e NATO-s dhe kontribuon për sigurinë e të gjithë rajonit.
Më shumë storie
Donjeta Sadiku i siguron Kosovës medaljen e parë në `Taranto 2026`
Kosova ka siguruar medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, falë boksieres Donjeta Sadiku. Sadiku ka fituar me sukses...
Prof Dr Eshref Ymeri: Partia socialiste, kjo lavire neokomuniste
U bënë dy muaj e gjysmë që po vazhdojnë në Tiranë protestat e fuqishme për shporrjen nga pushteti të kryetradhtarit...
Fundi-Shpërbërja e Federatës Ruse
Rusia vazhdon traditën e saj të luftës ekspansioniste ndaj fqinjëve të saj.Janë të pakta shtetet që ngjasojnë me Rusinë.Ajo historikisht...
GEZUAR 25O- të VJETORIN SHBA!
ALEATI GJEOSTRATEGJIK DHE EPOPEJA E LIRISË Refleksion Historik në 250-Vjetorin e Kushtrimit Demokratik të Amerikës! Në horizontin e historisë botërore,...
Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor i ShShASh-së “Papa Klementi XI Albani”
Emine. S. HOTI Nënkryetare e Shoqatës sëShkrimtarëve dheArtistëveShqiptarë“PapaKlementi XI Albani”, Suedi Përjetime nga Kuvendi i Pestë Zgjedhor iShoqatës së...
Gjykata speciale shtyn shpalljen e aktgjykimit, kritika për zvarritjen e procesit
Vendimi i djeshëm i Speciales për ta shtyrë edhe për gati dy muaj shpalljen e aktgjykimit, ka nxitur reagime në...

Average Rating