Albin Kurti: Autostrada e Gjilanit po bëhet

Read Time:2 Minute, 16 Second

Kryeministri Albin Kurti pasditen e sotme ka vizituar nga afër punimet të cilat po realizohen për ndërtimin e autostradës së Gjilanit. Nga ajo çfarë u pa nga tre llotet e vizituara, kryeministri Kurti ritheksoi bindshëm se autostrada Prishtinë-Gjilan po bëhet, njofton ekzekutivi.

“I vizituam tre llotet. Llotin e parë në gjatësinë mbi 4.8 km, llotin e dytë 2.5 km dhe llotin e tretë 2.2 km, me ç’rast e pamë edhe punën që po bëhet për nënkalimin ndërmjet llotit të dytë dhe llotit të tretë që në këtë mënyrë do të mundësojë edhe lidhjen e fshatrave sikurse Smallusha që të ketë gjithashtu qasje”, citohet kryeministri Kurti në njoftimin për media të qeverisë.

Ai ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kryetari i Komunës se Gjilanit, Alban Hyseni dhe deputetët Arijeta Rexhepi e Luan Aliu.

Kryeministri u zotua se do t’i kushtojnë rëndësi punimeve cilësore, por gjithashtu edhe ndriçimit dhe sinjalistikës. Po ashtu, ai falënderoi edhe ministrinë, punëtorët e pronarët e operatorëve ekonomikë të cilët po e përmbushin kontratën me punë cilësore.

Në anën tjetër, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë në 8 llotet dhe po bëjnë përpjekjet maksimale që punimet të përfundojnë gjatë këtij viti, sepse buxheti është ndarë për këtë dhe vizitat e shpeshta janë inkurajim për operatorët ekonomikë dhe për punëtorët që të punojnë me përkushtim, në mënyrë që kjo të përfundohet sa më shpejtë.

Durmishi shtoi se aktualisht janë në përgatitje e sipër të dokumentacionit të nevojshëm në mënyrë që në vitin e ardhshëm të fillojnë me vazhdimin e kësaj autostrade nga Bresalci deri te Dheu i Bardhë, për t’u afruar kështu me Korridorin 10 në një distancë prej vetëm 10 kilometra. 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, falënderoi kryeministrin Kurti dhe zëvendësministrin për angazhimin e vazhdueshëm për përfundimin e autostradës së Gjilanit, projekt ky i cili siç tha ai, ka rëndësi të veçantë jo vetëm për Anamoravën por edhe për gjithë vendin tonë, për shkak të lidhjeve dhe korridoreve ndërkombëtare.

Ai tha se Anamorava dhe Gjilani që ishin në harresë të qeverisjeve të kaluara në kuptim të angazhimit dhe përkushtimin ndaj qytetit, tashmë kanë marrë vëmendjen e duhur dhe projekti është në rrugë të mirë që të përfundojë brenda këtij viti, thuhet tutje në njoftimin e ekzekutivit.

Kryetari i Gjilanit u shpreh se përgatitjet dhe angazhimi i qeverisë është që ky projekt të përfundojë këtë vit, ndërkohë që nga punimet që po zhvillohen në terren, tregojnë që ky intensitet i punimeve do të jetë i pritur në fund me përfundimin total të autostradës deri në Bresalc.

https://www.facebook.com/watch/?v=809884360787415

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kanë përfunduar takimet e ndara të Lajçakut me kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia
Next post Krasniqi, Kurtit: Hajde dalim në zgjedhje dhe shikoje a po të besojnë njerëzit