Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kurti, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se synimi është që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i legjislaturës së dhjetë, të zgjidhet kryesia e tij dhe të formohet qeveria e re. Ai thekson se një nga vendimet më të rëndësishme në fillim do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2026.
Sipas Kurtit, bashkëpunimi me partitë tjera do të shihet shumë shpejt për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare urgjente.
Kryeministri nënvizon gjithashtu se Kosova nuk duhet të vonohet në përfitimin e rreth 880 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë eurove mbështetje buxhetore nga Banka Botërore, përfshirë edhe fondet për çerdhe dhe për sistemin informativ shëndetësor.
Më shumë storie
Në respekt të akademikut Apollon Baçe
Eshref Ymeri Në njërin nga emisionet e veta të kohëve të fundit, “Odeon”, gazetarja e talentuar e kanalit televiziv “Syri.TV”,...
Shqiptarët krishterë të Preshevës (shek. XIV–XX)
Nehat Hyseni Rëndësia historike e komunitetit shqiptar të krishterë në Preshevë Popullsia e krishterë shqiptare e Preshevës ka qenë një...
Hysen Ibrahimi, kritikë letrare mbi librin “Poezi” të autorit Azem Zogaj
Ndër poezitë e shumta të kësaj përmbledhjeje, që dëshmojnë pjekuri artistike dhe ndjeshmëri të thellë poetike, kam përzgjedhur disa prej...
Analizë socio-politike e makiavelizmit “kurtist”
Shkruan: Nehat Hyseni Nocioni i makiavelizmit si kategori politike i referohet përdorimit të pushtetit si instrument për arritjen e qëllimeve...
Rezistenca nacionaliste shqiptare nё Gadime dhe rrethinё 1944-1951
Adem TasholliKy libёr i zotit Adem Tasholli ёshtё ribotim i plotёsuar me tё njёjtin titull nё rreth 220 faqe, me...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...

Average Rating