Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të ndodhë menjëherë pas certifikimit të rezultateve zgjedhore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kurti, në një intervistë për KosovaPress, ka thënë se synimi është që sa më shpejt të konstituohet Kuvendi i legjislaturës së dhjetë, të zgjidhet kryesia e tij dhe të formohet qeveria e re. Ai thekson se një nga vendimet më të rëndësishme në fillim do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2026.
Sipas Kurtit, bashkëpunimi me partitë tjera do të shihet shumë shpejt për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare urgjente.
Kryeministri nënvizon gjithashtu se Kosova nuk duhet të vonohet në përfitimin e rreth 880 milionë eurove nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian, si dhe 90 milionë eurove mbështetje buxhetore nga Banka Botërore, përfshirë edhe fondet për çerdhe dhe për sistemin informativ shëndetësor.
Më shumë storie
Standardet e dyfishta nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë
/Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të...
Protestat patriotike rinore nuk kanë nevojë për “mbështetjen” e Berishës, por për largimin e tij
Nga Skënder Sadri KAPITI Është fisnikëri politike dhe patriotike që edhe nëse ke ndonjë kontribut politik por kur e shikon...
“Tradhëtia” intelektuale ndaj protestave të rinisë patriotike të Qershor-Korrikut 2026
Nga Skënder Sadri KAPITI Protestat patriotike të rinisë shqiptare kanë hyrë në muajin e dytë.Këto protesta tashmë kanë hyrë në...
GEZUAR 25O- të VJETORIN SHBA!
ALEATI GJEOSTRATEGJIK DHE EPOPEJA E LIRISË Refleksion Historik në 250-Vjetorin e Kushtrimit Demokratik të Amerikës! Në horizontin e historisë botërore,...
Gjykata speciale shtyn shpalljen e aktgjykimit, kritika për zvarritjen e procesit
Vendimi i djeshëm i Speciales për ta shtyrë edhe për gati dy muaj shpalljen e aktgjykimit, ka nxitur reagime në...
Triumfi i Kombit është Realizimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, të Kuvëndit të Vlorës dhe të Luftës heroike të UÇK-së
Nga Skënder Sadri KAPITI Triumfi i Kombit është realizimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, i Kryengritjes së madhe të Pavarësinë...

Average Rating