
Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë: Dialogu e institucionet nuk kanë alternativë
Me ftesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kabineti qeveritar sot mbajti një takim që në rend të ditës kishte diskutimin për situatën aktuale dhe zhvillimet e fundit në vend.
“Duke theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së punës së institucioneve dhe shërbimeve që ato ofrojnë, gjatë diskutimit u konfirmua se institucionet vartëse të secilës ministri kanë vazhduar pandërprerë përmbushjen e detyrave në kuadër përgjegjësive që kanë”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
Kryeministri Kurti u shpreh se ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e Republikës nuk mund të komprometohen, ndërkaq që dialogu dhe institucionet nuk kanë alternativë. Ai përsëriti thirrjen që mos të bojkotohen ose braktisen institucionet e Kosovës, të cilat i shërbejnë çdonjërit pa dallim.
“Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e përkushtuar për sundim të ligjit, respektim të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave, barazi, shërbim ndaj qytetarëve, paqe dhe siguri”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.
Më shumë storie
Vjosa Osmani: Vuçiqi iu drejtua Samitit me ofendime e arrogancë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në deklarimin para mediave pas Samitit, ka treguar se presidenti serb, Aleksandër Vuçiq iu drejtua...
Vjosa Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha të Danimarkës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik...
Jonathan Hargreaves: Këtë vjeshtë, Britania, mikpritëse e Procesit të Berlinit
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka njoftuar se këtë vjeshtë Mbretëria e Bashkuar, është e kënaqur të jetë nikoqire...
Yvette Cooper: Britania e qëndroi pranë Kosovës në ditët tona më të vështira
Sekretarja e Jashtme britanike, Yvette Cooper ka folur për atë sesi Britania e qëndroi pranë Kosovës në ditët tona më...
Kontributi i Gani Azemit në promovimin e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës
IBRAHIM RUGOVA NË VLERËSIMET E TIJ POLITIKE, E KONSIDERONTE GANI AZEMIN SI NJË NGA ZËRAT MË TË FUQISHËM NË PËRFAQËSIMIN...
Vjosa Osmani në pritjen e presidentit Trump, diskutime me liderë botërorë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në pritjen e presidentit Trump në New York, krah liderëve...
Average Rating