Kronologji e kërcënimeve të Listës Serbe

Read Time:2 Minute, 27 Second

Vendimi i Listës Serbe për t`u tërhequr nga institucionet e Kosovës është kulmim i një sërë paralajmërimesh, që janë bërë në formë kushtëzimi ndaj institucioneve të Kosovës për të pranuar kërkesat e tyre, që shumë vjet. Pos tjerash, Serbia ka vazhduar të financojë strukturat e saj paralele, duke mos lejuar integrim të plotë të serbëve.

Që prej krijimit të saj si subjekt opozitar, Lista serbe në vazhdimësi ka përdorur mekanizmin e bojkotit institucional si formë për të realizuar kërkesat politike të cilat kanë qenë të ndërlidhura me politikën në Serbi.

4 vjet më parë ky subjekt politik braktisi qeverinë e Kosovës, pas arrestimit të Marko Gjuriqit i cili kishte hyrë pa leje në Kosovë. Por, gjashtë muaj më vonë, Lista serbe u rikthye sërish.

Në fakt, që nëntë vite qysh nga nënshkrimi i marrëveshjes bazë mes Kosovës dhe Serbisë, ku parashihet integrimi i serbëve në institucionet e Kosovës në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, Serbia në vazhdimësi e ka shfrytëzuar këtë proces për të shantazhuar me tërheqje nga zbatimi i saj. Kjo është bërë kryesisht nga nevojat e politikës ditore serbe.

Në dhjetor të vitit 2019, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, kishte deklaruar se do të largohej nga institucionet e Kosovës nëse ndaj deputetit Ivan Todosijeviq jepet një vendim gjyqësor përfundimtar, për shkak të mohimit të krimit në Reçak.

Në maj të vitit 2019, gjithashtu pati paralajmërime për tërheqje të serbëve nga institucionet e Kosovës. Ndërsa në muajin shkurt të këtij viti, presidenti i Serbisë, Vuçiq, kishte deklaruar se serbët e  Kosovës kërkuan nga ai që të tërhiqen nga institucionet e Kosovës, por ai u kërkoi që të prisnin 45 ditë.

Pos tjerash, në veri të vendit, pavarësisht shpërbërjes së Mbrojtjes Civile, është ende aktiv sistemi i alarmit i cili menaxhohej nga kjo strukturë. Nga ana tjetër, pavarësisht faktit se serbët në 4 komunat  veriore dhe 6 komunat e tjera me shumicë serbe kanë marr pjesë edhe në zgjedhjet lokale të Kosovës, strukturat paralele kanë vazhduar të jenë aktive, me kryetar ilegal që kanë besimin e Beogradit zyrtar. Madje, disa nga udhëheqësit e këtyre komunave kanë ushtruar pushtet të dyfishtë, duke përfshirë kryetarin e Leposaviqit, ish kryetarin e Shtërpcës, kryetarin e Zvecanit dhe disa deputetë, duke mbajtur funksione në kuadër të sistemit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Për më shumë, Qeveria e Serbisë, nga buxheti i saj për vitin 2022, ka ndarë 96.1 milionë euro për Kosovën.

Të dhënat zyrtare konfirmojnë se Serbia ndan rreth 374 mijë euro për Rrethet Administrative në Kosovë, të krijuara me qëllim të kryerjes së detyrave të administratës shtetërore jashtë selisë së organeve të administratës shtetërore, pra për komunat paralele.

Marrëveshja për shuarjen e tyre është arritur në prill të vitit 2013, por zbatimi i saj i plotë në terren lë për të dëshiruar, pasi organet e përkohshme komunale, të financuara nga Beogradi, vazhdojnë të funksionojnë edhe sot e kësaj dite.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Kuka fiton ndaj britanikes dhe rrëmben të bronztën në Baku
Next post Albin Kurti në mbledhjen e qeverisë: Dialogu e institucionet nuk kanë alternativë