Albin Kurti pas shpërthimit në veri të Kosovës: Serbisë nuk i leverdis normaliteti
Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas shpërthimit të sotëm në afërsi të Liqenit të Ujmanit, ku u dëmtuan dy automjete, teksa theksoi se Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu leverdisë normaliteti i krijuar në veri të vendit.

Ai ka theksuar se institucionet e sigurisë do t’i dërgojnë para drejtësisë të përfshirët në këtë sulm kriminal.
“Serbisë dhe qarqeve të caktuara mike me të, nuk iu leverdis normaliteti i krijuar në atë pjesë të vendit tonë. Duke e humbur ndikimin në këtë zonë, nervoza u bëhet agresivitet. Edhe grupe të ndryshme kriminale, pak a shumë të lidhur me të, kanë humbur mundësinë për përfitime enorme çfarë i patën për më shumë se dy dekada që nga çlirimi i Kosovës. Kjo është e dhimbshme për ta dhe vështirë e pranueshme”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Tutje, kryeministri ka thënë se rruga e vetme është sundimi i ligjit dhe rendi publik dhe se kjo pjesë e Kosovës me me potencialin dhe bukuritë e saj do të shfrytëzohet nga të gjithë qytetarët pa dallim.
“Patjetër që institucionet e sigurisë, marrë për bazë profesionalizmin bashkëkohor dhe vullnetin e palëkundur, do të zbulojnë aktorin apo aktorët e këtij sulmi kriminal dhe do t’i sjellin para drejtësisë. Kjo pjesë, ashtu si të gjitha tjerat të vendit tonë, me potencialin dhe bukuritë e saj do të përdoret nga të gjithë qytetarët pa dallim”, ka theksuar tutje Kurti.
Më shumë storie
Prishtinë: Studentët mbështesin protestën e 1 tetorit
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha, kanë zhvilluar një bashkëbisedim me studentë të Fakultetit...
Tre vjet nga sulmi në Banjskë, Kosova dhe aleatët kërkojnë përgjegjësi
Më 24 shtator 2023, rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, u vra në krye të detyrës gjatë sulmit të...
Gjykata Kushtetuese: Presidenti të zgjidhet deri më 6 tetor, Qeveria në përputhje me Kushtetutën
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës ka filluar më 8 gusht...
Nata e tetë e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale
Për të tetën natë me radhë, qytetarë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë për të protestuar kundër aktgjykimit të...
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...

Average Rating