
Biden tërhiqet nga rikandidimi për president të SHBA-së
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden përmes një deklarate të publikuar në platformën ‘X’ ka bërë të ditur vendimin e tij për t’u tërhequr nga rikandidimi i tij në zgjedhjet e ardhshme.

Ky vendim vjen pas më shumë se tre viteve e gjysmë të udhëheqjes së tij, por vetëm katër muaj përpara se amerikanët t’iu drejtohen kutive të votimit.
Presidenti Biden javët e fundit u ballafaqua me presion të vazhdueshëm pas një debati katastrofik muajin e kaluar, që bëri që shumë figura të rëndësishme në partinë e tij të pyesin nëse ai duhet të vazhdojë të kërkojë rizgjedhjen.
“Ka qenë nderi më i madh i jetës sime të shërbej si Presidenti juaj. Dhe ndërsa ka qenë qëllimi im të kërkoj rizgjedhjen, besoj se është në interesin më të mirë të partisë sime dhe të vendit që të tërhiqem dhe të përqendrohem vetëm në përmbushjen e detyrave të mia si President për pjesën e mbetur të mandatit tim”, ka deklaruar Biden.
Ai po ashtu theksoi në letër se do të flas me kombin më vonë këtë javë për më shumë detaje rreth vendimit të tij.
Më shumë storie
Bashkimi Evropian ka përshëndetur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor, të 9 shkurtit në Kosovë
BE-ja përshëndetë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë “BE përshëndetë faktin se zgjedhjet në Kosovë janë zhvilluar në një atmosferë...
Vjosa Osmani në Washington, mban fjalimin kryesor në Lutjet e Mëngjesit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të një grupi kongresistësh amerikanë, ka udhëtuar për në Washington, D.C., për të...
Richard Grenell: Bashkësia ndërkombëtare, e bashkuar kundër Kurtit
Deklarata e kryeministrit Albin Kurti, se gjatë qeverisjes së tij, Kosova i ka pasur marrëdhëniet më të mira me SHBA-në,...
Peter Sorensen merr përsipër dialogun mes Kosovës dhe Serbisë
Danezi, Peter Sorensen nga sot do të merr përsipër dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke zëvendësuar kështu sllovakun, Mirosllav Lajçak...
Paris: Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë në Grand Slam
Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slam Paris, duke treguar forcë dhe teknikë të jashtëzakonshme në përballje...
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane kërkon qasje më të fuqishme të SHBA-së në dialogun Kosovë-Serbi
Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane ka vizituar sot Departamentin e Shtetit dhe ka takuar zyrtaren e zyrës për Kosovën, Anne Morrison....
Average Rating