Në çfarë duhet të besojnë shqiptarët?

Read Time:3 Minute, 10 Second

Skënder Sadri KAPITI

Shqiptarët duhet të besojnë te vetvetja e tyre, duhet të besojnë te fuqia dhe forca e vet; duhet të besojnë, ta duan njëri-tjetrin  dhe të qëndrojnë besnik mes vete dhe të mos tradhtojnë për interesa të ngushta politike, personale, për interesa pushteti e korrupsioni.Kurrë shqiptarët nuk kanë pasur miq të huaj të sinqertë sepse të huajt shohin vetëm interesat e tyre, dhe prej  të huajve  gjithmonë kanë pësuar dhe vazhdojne e pësojnë pabesi dhe padrejtësi shqiptarët.

Pse gjithmonë shqiptarët janë tradhtuar nga të huajt?

Janë tradhtuar nga të huajt sepse kot sa u kanë besuar atyre, dhe të huajt kanë gjetur gjithmonë tradhti dhe tradhtarë mes shqiptarëve.

A NUK PO VERTERTOHET KJO EDHE SOT  KUR EDHE ATA JO PAK PERENDIMORË SHTETE, SHTETARË E POLITIKANË, DIPLOMATË, AMBASADORË, PRESIDENTË E KRYEMINISTRA,EMISARË E GJITHCFARË  SOT PAS 25 VITESH NË KOHËN KUR PO NDRYSHOJNË RRETHANAT DHE KUR ATYRE UA DON INTERESI EKONOMIK,POLITIK E STRATEGJIK ,ATA SHOHIN VETËM INTERESAT E VETA DHE NUK ËSHTË SE SHQETËSOHEN PËR SHQIPTARËT DHE PËR KOSOVËN,  POR MADJE EDHE DALIN KUNDËR INTERESAVE TË SHQIPTARËVE.

Shqiptarët duhet të ndërtojnë shtetin ligjor dhe të drejtë, të barabartë për të gjithë,ku askush të mos jetë mbi ligjin dhe as  mbi interesat kombëtare, sepse vetëm kështu krijohet besimi te shteti dhe forcohet shpresa se bëhet gjithnjë e me mirë për mirëqënien dhe për lumturinë e shoqërisë. Shqiptarët duhet ta ndërtojnë demokracinë dhe t’i besojnë me guxim demokracisë së vërtetë, vlerave dhe parimeve të larta njerëzore e kombëtare dhe  jo  demokracisë mashtruese qoftë edhe asaj perendimore e cila ka si devizë po atë devizë që e kanë pasur europianët në kohën e kryqëzatave, para zbulimeve të mëdha gjeografike dhe pas tyre si imperializëm e kolonizim të kontineneteve, si devizë  të dy luftrave botërore e që kjo deviza e tyre është interesi, është paraja, dhe sundimi  e shfrytëzmi i popujve dhe te pasurive natyrore të botës.Dhe për këto qëllime  perendimi ka përdorur të gjitha mjete,luftrat, mashtrimet, bombat, tanket e raketat.Dhe prandaj nuk është për t’i besuar verbërisht askujt. Duhet besuar atyre që u qëndrojnë besnik shqiptarëve;dhe ata që na duan për interesa të veta, t’u tregojnë e themi atyre  se edhe shqiptarët të parën kanë Shqipërinë dhe interesat shqiptare.

Gjithcka duhet reciprokisht, edhe interesi, edhe miqësia,edhe sinqeriteti.

Shqiptarët, popull i virtyreve të larta si burrëria, ndërshmëria, qëndresa e mosnënshtrimi, guximi e trimëria, mikpritja e bujaria  duhet të jenë besimtarë dhe të besojnë Krijuesin e Plotfuqishëm, Librat e Shenjtë, Fenë e Drejtë, të Vërtetë; të besojnë Fenë e cila e  shenjteron njeriun, dinjitetin, personalitetin dhe moralitetin njerëzor. Shqipëria në komunizëm u shpall shtet ateist. Shqiptarët  të besojnë    Fenë e Vërtetë, Fjalën e Zotit, Fenë e Profetëve,  Fenë që  mbron familjen dhe shoqërinë dhe që nuk e lë njeriun dhe shoqërinë që të rrëshqasë në amoralitet, degradim e shthurje;duhet besim në Fenë që ndalon alkoolin e drogën,  imoralitetin, bixhozin,  jetën e lakuriqësisë e të  natës; që i thotë jo dëfrimit të shfrenuar, divorcit të paarsyeshëm, prishjes së familjes, që i thotë jo largimit dhe braktisjes së prindërve,korrupsionit, jo martesave brënda gjinisë dhe pandjesisë humane.

Duhet besuar Krijuesi i Plotfuqishëm, i Cili  ka krijuar universin, jetën dhe popujt e kombet.

Të ruajmë gjuhën, trashëgiminë dhe  traditat e vyera kombëtare që na dallojnë nga të tjerët,  dhe të besojmë e falenderojmë Zotin, sepse nëse një komb largohet nga traditat e veta dhe nëse populli largohet nga besimi atëhere cfarë i mbetet atij.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Gjilan: Një grua nga Presheva raporton se një person ia ka rrëmbyer vëllain për shkak të një borxhi
Next post <strong>Pyetsor: A jeni dakord me Albin Kurtin?</strong>