Albin Kurti në takim me QUINT-in: S’ka zgjedhje serbe pa marrëveshje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, me të cilët diskutuan për temat aktuale si dhe kërkesën e Serbisë drejtuar OSBE-së për mbajtjen e zgjedhjeve në territorin e Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit nga Qeveria, kryeministri Kurti theksoi se për këtë çështje ai ka informuar tashmë OSBE-në se për organizim të votimeve jashtë Zyrës Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë është e nevojshme një marrëveshje ndër-shtetërore dhe se kërkesa për një marrëveshje të tillë duhet të vijë nga Serbia si palë e interesuar, thuhet në njoftim.
Më tej thuhet se Kurti ka shprehur keqardhje për mungesën e gatishmërisë së Serbisë për një marrëveshje të tillë që do të ju mundësonte shtetasve të Republikës së Kosovës që kanë edhe shtetësinë e Serbisë të marrin pjesë në zgjedhje, sipas praktikave më të mira evropiane ndërshtetërore për votim nga jashtë vendit.
Më shumë storie
28 Nëntori: Shqiptarët në mbarë botën festojnë ditën e Flamurit Kombëtar
113 vjet nga shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë, shqiptarët sot kremtojnë ditën e Flamurit Kombëtar, ditë kjo që ka hyrë...
BE mirëpret vendimin e qeverisë për financimin e RTK-së
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për financimin e Radiotelevizionit të Kosovës...
Nuk votohet qeveria Konjufca, Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme
Kuvendi i Kosovës ka votuar kundër formimit të qeverisë me kryeministër Glauk Konjufcën. Pro formimit të propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje...
Kuvendi i Kosovës: Nesër dy seanca, financimi i RTK-së në seancën e jashtëzakonshme
Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër dy seanca plenare, ku një nga pikat kryesore të rendit të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Memli Krasniqi jep dorëheqje nga posti i kryetarit të PDK-së
Sot, në një konferencë për media në selinë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), kryetari Memli Krasniqi njoftoi dorëheqjen...

Average Rating