Albin Kurti: Nuk ka prishje të marëdhënieve me SHBA
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë ditës së sotme pas takimit që kishte me liderët opozitarë, ka thënë se nuk ka prishje të raporteve me SHBA-në. Madje, sipas kryeministrit ka “dendësi të komunikimit të bashkërendimit”
Kurti tha se koordinimi dhe komunikimi e kontaktet me QUINT-in, BE-në, SHBA-në, NATO-n, KFOR-n e EULEX, janë të vazhdueshme dhe “ndodhin disa herë në ditë”.
“Takimi që pata sot në mëngjes me krerët opozitar ishte takim shumë i mirë, njoftues për situatën politike dhe të sigurisë me bashkëbisedim të hapur dhe serioz. Përshtypja ime është se krerët opozitarë janë më shumë të pakënaqur sesa mospajtues. Së pari nuk bëhet fjalë për kurrfarë prishje të raporteve siç e kam thënë edhe dje, koordinimi, komunikimi e kontaktet me QUINT, BE e SHBA-të, NATO-n, KOFR e EULEX, janë të vazhdueshme, ndodhin nga disa herë në ditë, andaj nuk është e vërtetë se ka kurrfarë cenimi të raporteve, përkundrazi ka dendësi të komunikimit të bashkërendimit”, u shpreh Kurti.
Kurti foli edhe për planin e Qeverisë, për dalje nga situata. Ai tha se plani i veprimit është plan i organizatave të sigurisë.
“Plani i veprimit është plan i organizatave tona të sigurisë. Ato bëjnë vlerësimet mbi veprimet dhe reagimet që i bëjmë. Gjithçka është duke shkuar sipas ligjit e rregullave. So është tejkaluar numri prej 900 qortimeve. Kjo vazhdon deri më 21 nëntor, pastaj kalohet tek gjobat siç i parasheh ligji. Nuk janë vendime qeveritare por janë ligje shtetërore”, tha Kurti.
Më shumë storie
Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e Bujanocit
Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder...
Publikohet agjenda me aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të 28 vjetrit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë...
Bekim Jashari mohon interesimin e familjes Jashari për presidencën
Anëtarë të familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, e kanë mohuar se kanë ndonjë qëllim për të garuar për...
Glauk Konjufca: Konsensusi automatik është një president nga familja Jashari
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se konsensus automatik në shoqëri është një president nga radhët e familjes së nderuar...
Ardita Sinani falënderon Kurtin për mbështetjen buxhetore ndaj Luginës
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vendimin...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...

Average Rating