Albin Kurti pas takimit me Burns: Duam t’i forcojmë e zgjerojmë marrëdhëniet
Pas takimit të sotëm me shefin e CIA-s, William Burns, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se dëshiron t’i forcojë e zgjerojë edhe më tej marrëdhëniet e fuqishme bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas kreut të ekzekutivit, vizita e drejtorit të CIA-s, ishte një mundësi fort e mirë për të biseduar një gamë të gjerë temash dhe për të thelluar e avancuar bashkëpunimin strategjik, në shërbim të paqes demokratike dhe sigurisë euro-atlantike në rajon e më gjerë.
“Kosova është shembull suksesi i demokracisë zhvillimore, ku anti-korrupsioni është bërë rritje ekonomike kurse qeverisja e mirë është bërë mirëqenie shoqërore. E njoftova z. Burns me progresin e vendit tonë, të cilin e ruajmë dhe mbrojmë teksa e ngrisim më tej dhe shtojmë. Qeveria e Republikës së Kosovës gjithashtu po i menaxhon sfidat e brendshme të sigurisë suksesshëm, e drejtuar nga forca e ligjit të drejtë me institucione e mekanizma të shtetit tonë demokratik”, ka shkruar Kurti në Facebook, pas takimit me Burns.
Ai tutje ka bërë të ditur se në këtë takim ka shprehur përkushtimin e pareshtur drejt vlerave e parimeve të përbashkëta që ndërlidhen me lirinë dhe demokracinë, sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe orientimet e palëkundura drejt anëtarësimit në NATO dhe BE.
https://www.facebook.com/albini
Më shumë storie
Albin Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në...
Ushtrisia serbe stërvitet pranë kufirit me Kosovën, pasojnë reagimet
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare me Kosovën kanë ngjallur reagime të menjëhershme nga institucionet në Prishtinë. Autoritetet kosovare...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...

Average Rating