Shaip Kamberi: Stërvitjet serbe ndikojnë në sigurinë rajonale
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar lidhur me stërvitjet ushtarake të zhvilluara nga Serbia në Komunën e Bujanocit, pranë kufirit me Kosovën, duke theksuar se këto aktivitete ndikojnë në sigurinë rajonale.

Sipas Kamberit, këto aktivitete ushtarake, veçanërisht kur zhvillohen afër zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin e sigurisë së komuniteteve lokale, në veçanti të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.
Ai theksoi se, në kontekstin e sigurisë rajonale, zhvillime të tilla mund të interpretohen si faktorë që rrisin tensionet dhe ulin besimin ndërmjet aktorëve lokalë.
“Duke marrë parasysh rëndësinë e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, mbetet thelbësore që të veprohet me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese. Në këtë drejtim, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të inkurajuar dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese”, tha Kamberi.
Në këtë drejtim, ai theksoi rëndësinë e forcimit të pranisë së KFOR në Kosovë, si një faktor stabiliteti dhe sigurie.
Kamberi shtoi se, duke pasur parasysh provokimet e vazhdueshme të presidentit serb Aleksandar Vuçiq ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, NATO duhet të shqyrtojë mundësinë e rishikimit të vendimit për Zonën Tokësore të Sigurisë.
Më shumë storie
Albin Kurti kërkon bisedime për president ndërsa PDK, LDK e Aleanca duan konstituimin
Ngërçi politik në Kosovë vazhdon edhe pas zhvillimeve të fundit në Kuvend. Palët politike mbeten larg një marrëveshjeje për hapat...
Prokuroria: Sali u rekrutua nga BIA serbe
I dyshuari për spiunazh, Fehim Sali, pranoi para trupit gjykues në Gjykatën Themelore, se ka qenë i rekrutuar nga Shërbimi...
PO UA DERGOJ KETE HYRJE MGA LIBRI IM “TRIUMFI I KOMBIT” NGA SKENDER SADRI KAPITI (VITI 2012)
HYRJE Popujt bëhen kombe të fortë kur ata mënçurohen dhe janë të guximshëm e të gatshëm për të përballur e sfiduar vështirësitё, padrejtësitë, intrigat dhe jo të binden, t’iu nënshtrohen dhe të pajtohen me të keqen. Po vetëm nga frikacakët, tё shtirurit, servilët, hipokritёt dhe...
Triumfi i Kombit: Intelektualë, thoni të paktën ndonjë fjalë të mirë për protestat!
Nga Skënder Sadri KAPITI Ngjarjeve te mëdha të Epokës Moderne u kanë paraprirë intelektualët e medhenj me mendimin e lirë...
Libra të rinj: Rrugëtim jete
Hajrie Hysen Kruja E lexova me shumë dëshirë këtë libër të shkruar nga bashkëmoshatarja dhe bashkëstudentja ime, zonjusha Hajrie. E...
Skrapari dhe Kosova
Nga Skënder Sadri KAPITI "Vllezër! Europa nuk dëshiron të shoh një Shqipëri të lulëzuar në kufijtë etnik të saj .Mblidhni...

Average Rating