Ardita Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë
Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka reaguar pas vizitës së presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në këtë komunë, duke kërkuar trajtim të barabartë për të gjithë qytetarët.
Sinani ka deklaruar se Presheva nuk duhet të trajtohet vetëm si një vend që vizitohet kur institucionet qendrore kanë nevojë, ndërsa ka theksuar se çdo investim që përmirëson jetën e qytetarëve është i mirëseardhur.
“Presheva nuk mund të ketë dy standarde”, ka shkruar ajo.
Sinani ka përmendur investimet e realizuara nga Komuna e Preshevës në Mamincë, Strezoc, Svinjishtë dhe vendbanime të tjera, duke theksuar se komuna nuk i ndan qytetarët sipas përkatësisë etnike.
Ajo ka kërkuar që të njëjtin standard barazie ta zbatojnë edhe institucionet qendrore të Serbisë.
Më shumë storie
Prekazi rikthehet në drejtësi: 35 të pandehur për krimet e marsit 1998
28 vjet pas ngjarjeve të përgjakshme në Prekaz, Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur një hap të ri në zbardhjen...
Kuvendi i Kosovës: Avni Dehari thërret vazhdimin e seancës konstitutive më 9 shtator
Kryesuesi i seancës konstitutive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka njoftuar se vazhdimi i seancës do të mbahet më...
PASIVIZIMI I ADRESAVE NË KRAHINËN E PRESHEVËS, MEDVEGJËS DHE BUJANOCIT
Hulumtim mbi efektet administrative, demografike, politike dhe diskriminuese ndaj shqiptarëve etnikë dhe autoktonë në Serbi Shkruan: Refik HASANI Pasivizimi, fshirja...
VV dhe LDK dakordohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidati konsensual për president të Kosovës
Emri i tij u bë publik nga kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku. Lëvizja Vetëvendosje ka arritur...
Adem Jashari simbol i shqiptarizmit dhe unitetit kombëtar
Nga Skënder Sadri KAPITI Ajo se cfarë më nxiti për t’a shkruar këtë shkrim është fakti se sot si në Shqipëri...
Hasan Prishtina dhe Adem Jashari dy personalitetet më të mëdha, simbole të sakrificës, unitetit dhe bashkimit kombëtar
Nga Skënder Sadri KAPITI Triumfi i Kombit realizohet nga forca dhe uniteti i antarëve të tij PERSONALITETET MË TË LARTA TË NJË...

Average Rating