Argjentinë – Australi 2:1, të premtën Argjentina do të ndeshet me Holandën
Argjentina do të jetë ajo që do të ndeshet me Holandën gjatë të premtes që vjen.
Argjentina ia ka dalë të fitojë me rezultat 2-1.
Lionel Messi, futbollisti i shpallur disa herë si më i miri i botës, ka realizuar për epërsinë e Argjeninës në minutën e tridhjetë e pestë. Kjo pas një depërtimi në zonën e gjashtëmbëdhjetë metërshit dhe me një goditje me të majtën.
Me epërsi minimale të “gauçosëve” dy skuadrat kanë shkuar në pushimin pesëmbëdhjetë minutësh.
Pjesën e dytë Argjentina e ka nisur edhe me një gol tjetër. Ka qenë Alvarez ai i cili e ka gjetur golin për avantazhin e dyfishtë në minutën e pesëdhjetë e shtatë.
Australianët e kanë ngushtuar epërsinë në minutën e shtatëdhjetë e shtatë me golin e Fernandez, por pa qenë në gjendje edhe të barazojnë e t’i japin takimit kahje të kohës shtesë.
Më shumë storie
“Botërori 2026″, Kosova mëson kundërshtarët nëse kualifikohet
Në Uashington është tërhequr shorti për Kampionatin Botëror “FIFA world Cup 2026”, short i cili u transmetua drejtpërdrejt në Radiotelevizionin...
Kupën e Botës 2026: Kosova mbyll kualifikimet me barazim 1–1, e siguron barazhin
Kosova e ka mbyllur me barazim 1–1 ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026, në sfidën e...
Kupa e Botës 2026: Kosova bën historinë, i afrohet kualifikimit
Kosova ka bërë histori në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, duke siguruar për herë të parë vendin e barazhit...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Botërorin 2026: Shqipëria bën histori, për herë të parë në`play off`
Shqipëria ka arritur një sukses historik, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në “play off” të kualifikimeve për Botërorin...
Futboll: Publikohet lista e Kosovës për ndeshjet me Slloveninë e Zvicrën
Përzgjedhësi i kombëtarës së Kosovës në futboll, Franco Foda, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit...

Average Rating