Sot filloi faza nokaut e Botërorit “Qatar 2022”: Holandë-SHBA 3:1

Sipas orarit ndeshja e parë ishte nga ora 16:00, SHBA-Holandë e cila perfundoi me rezultat 3 me 1 dhe nga ora 20:00 do të luhet ndeshja Argjentinë – Australi.
Holanda tanimë është çerekfinalisti i parë i Botërorit “Qatar 2022” pasi kanë mundur SHBA-në në ndeshjen e parë të 1/8 e finales me rezultatin përfundimtar 3-1.

Portieri amerikan Matt Turner vetëm brenda dyzet e pesë minutash e ka nxjerrë dy herë topin nga rrjeta. Depay (10′) dhe Blind (45′) kanë shënuar për ekipin e drejtuar nga Louis van Gaal. Me këtë rezultat, 2-0, është mbyllur pjesa e parë. 

Amerikanët nuk janë dorëzuar​ dhe pas kthimit në fushë nga pushimi pesëmbëdhjetë minutësh kanë bërë çmos për të shënuar, por tek goli kanë arritur vetëm në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë përmes Wright.

Kur është menduar se amerikanët do ta barazojnë rezultatin dhe ndeshja mund të shkojë drejt vazhdimeve, në skenë ka dalur Dumfries i cili ka shuar ëndrrën amerikane dhe ka vulosur fitoren holandeze. 

Sonte nga ora 20:00 zhvillohet ndeshja tjetër mes Argjentinës dhe Australisë. ​​​​​​

Një e teta e finales ka gjashtëmbëdhjetë skuadra dhe janë gjithsejt tetë ndeshje. 

Lini një Përgjigje

Previous post Zvicra ia nxjerrë Serbisë biletën kthyese nga Katari
Next post Argjentinë – Australi 2:1, të premtën Argjentina do të ndeshet me Holandën