Arifi e Kamberi: Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës kërkon koordinim

Read Time:1 Minute, 36 Second

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, është takuar me ambasadorin e ri të Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj, me të cilën ka diskutuar për çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët në Luginë të Preshevës.

Kamberi ka shkruar në ‘Facebook’, se është e nevojshme që të ketë koordinim në mes të Ambasadës Shqiptare në Beograd me spektrin politik shqiptar në Luginë të Preshevës, për të adresuar çështjet me rëndësi e diskriminimin i cili konstant është eminent.

“Ndërkombëtarizimi i çështjes së Luginës së Preshevës, për të shpërfaqur padrejtësitë me të cilat po përballen shqiptarët e Preshevës, Bujanocit e Medvegjës, kërkon sinkronizim e koordinim mes nesh. Pasivizimi i adresave ishte një tjetër temë e takimit”, ka shkruar Kamberi.

Sipas tij, bashkëpunimi i shkëlqyer me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Beograd do vazhdojë në betejën tonë konsistente për të drejtat tona kolektive!.

“Implementimi në plotni i Planit 7 pikësh duhet të jetë pikënisje e afirmimit të të drejtave dhe përmirësimit të gjendjes së shqiptarëve në Luginë të Preshevës”, tha Kamberi.

https://www.facebook.com/sh.kamberi/

Ndryshe Ambasadori i ri i Republikës së Shqipërisë në Beograd, Bardhyl Canaj., sot ka vizituar Bujanocin dhe është takuar me kryetarin e komunës, Nagip Arifi, i cili ka shprehur gatishmërinë për të punuar në projekte të përbashkëta për t’i ndihmuar shqiptarët në Bujanoc.

“Sot pata kënaqësinë e veçantë që në vizitën e tij të parë në Bujanoc ta mirëpres ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Beograd Bardhyl Canaj. E urova ambasadorin për detyrën e re dhe shpreha gatishmërinë që të ndërtojmë agjenda të përbashkëta për të ndihmuar shqiptarët në Bujanoc e në Luginë. Shumë shpejt, do të binjakëzohemi me Bashkinë e Gjirokastrës, që do të na hap rrugën për implementimin e projekteve në sfera të ndryshme”, ka shkruar Arifi në ‘Facebook’. Së fundi Ambasadori i ri i Shqipërisë në Beograd, ka vizituar edhe Preshevën.

https://www.facebook.com/nagip.arifi

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Njё kёngё e bukur arvanitase e pёrpunuar nga Lasgushi</strong>
Next post Pas serbëve, edhe partitë shqiptare në Bujanoc tentojnë të unifikohen për zgjedhjet lokale