Arifi i dërgon letër Kurtit: Kemi nevojë që Kosova të jetë me ne
Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i ka dërguar një letër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.
“Shqiptarët e Luginës kanë qenë të dënuar, të pambrojtur dhe të diskriminuar për 30 vjet dhe në 10 vitet e fundit edhe të pasivizuar nga adresat e tyre”, thuhet në letër.
Në këtë letër, Arifi ka thënë se nëse dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ndërpritet atëherë shqiptarët e Luginës së Preshevës janë në shenjëstër të një situate apo grupi terrorist.
“Është jetike për ne të aktivizoni të gjitha kanalet e komunikimit diplomatik, për të garantuar siguri për shqiptarët në Luginë. Përndryshe, Lugina e Preshevës me veriun mund të bëhet “fuçi baruti””, thuhet në letër.
Në këtë letër thuhet se Lugina e Preshevës është Kosovë dhe se çdo sulm ndaj shtetit të Kosovës në mënyrë të drejtëpërdrejtë prek banorët e Luginës së Preshevës.

Më shumë storie
Standardet e dyfishta nga BE-ja për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë
/Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së paku të...
Hapja e një Zyre në nivel të Parlamentit apo Qeverisë së Kosovës, për Çështjen e Luginës
Hapja e një Zyre në nivel të Parlamentit apo Qeverisë së Kosovës, për Çështjen e Luginës së Preshevës, ishte dhe...
Standardet e dyfishta të BE-së për pakicën Shqiptare në Serbi, dhe pakicën Serbe në Kosovë
Refik Hasani /Të gjithë të drejtat individuale dhe kolektive që i gëzojn pakica Serbe në Kosovë, do të duhej së...
Shaip Kamberi: Stërvitjet serbe ndikojnë në sigurinë rajonale
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar lidhur me stërvitjet ushtarake të zhvilluara nga Serbia në Komunën...
Padia në Gjykatën e Strasburgut, do të konstaton diskriminimin në pasivizimin e adresave në Luginën e Preshevës
Shkruan:Mr.Sc.Refik Hasani Pasivizimi i adresave, për shqiptarët e Krahinës së Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, mbi spastrimin etnik-diskriminimi, duhet kuptuar është...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...

Average Rating