Arifi: Kurti dhe Osmani në shenjë ndëshkimi nuk më ftuan për Pavarësinë e Kosovës

Read Time:2 Minute, 9 Second

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka kohë që nuk gëzojnë raporte të shëndosha. Krisja mes Kurtit e Arifit nisi qysh para një viti. Ky raport u reflektua edhe në manifestimin e festës të Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt ku Arifi nuk ishte i pranishëm, shkruan Gazeta Sinjali.

Në listën e të ftuarve nga Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, nuk figuronte emri i kryetarit të Luginës së Preshevës, Shqiprim Arifi. Mungesa e tij u pa edhe në fotografitë e publikuara nga Kryeministria dhe Presidenca.

Derisa të ftuar ishin deputeti i vetëm shqiptar në parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, këshilltarja politike e Kurtit, Ardita Sinani e figura të tjera nga Presheva, Medvegja e Bujanoci.

Se Arifi nuk u ftua nga Osmani e Kurti e konfirmoi ai vetë për Gazetën Sinjali.

“Nuk kemi qenë present në Kosovë në 15-vjetorin e Pavarësisë sepse Vetëvendosje së bashku me Presidencën kanë vendos që ne mos me qenë aty si masë ndëshkuese që nuk është e para herë që po ndodh”, tha Arifi.

Ai shton se në Luginën e Preshevës mungojnë vizitat edhe nga ministrat e Qeverisë së Kosovës, e këtë e merr si shënjë “ndëshkimi” nga Kurti.

“Vitin e kaluar kemi pas vizita nga ministra të cilët nuk kanë ardh, edhe sivjet poashtu. Kurti ka mbajtur takime konsulative për Këshill Nacional për të ndërtuar pushtetin aty ku ne nuk na ka ftuar. Besoj se një qeveri normale nuk e bën këtë, por Qeveria nga Vetëvendosje e ka bërë dhe nuk çuditem sepse ata mendojnë se mua ma mbyllin gojën duke më ndëshkuar dhe më ndalin në këtë formë por ju garantoj se kjo nuk ndodh”, tha Arifi për Sinjalin.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në dhjetorin e vitit të kaluar i kishte ndarë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës, për të cilat, Arifi ngjall dyshime për keqpërdorim nga kryeministri I vendit.

Madje, Arifi, javë më pare ka dorëzuar Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë me pretendimin se u abuzuan fondet e Kosovës.

Arifi pretendon se ka ndodhur një keqpërdorimini mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. Ai përmendi edhe ish-kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani, e cila tani është këshilltare e kryeministrit Albin Kurti, me pretendimin se është e përfshirë drejtpërdrejt në aferën korruptive.

Sipas tij, kjo e fundit nga buxheti i Kosovës ka ndarë 27 mijë euro për ta fuqizuar një parti në Luginë, ndonëse janë pesë të tilla.

Arifi thotë se këtë situatë e ka imponuar Lëvizja Vetëvendosje./Gazeta Sinjali

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Analistët amerikanë: Ecuria e mëtejshme e dialogut varet nga qasja ndaj Asociacionit
Next post Escobar e Lajçak: Të gjitha marrëveshjet ekzistuese duhet të zbatohen