Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën thirrje për respektim të punës së gazetarëve në ditën e zgjedhjeve
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), u bën thirrje politikanëve, zyrtarëve të lartë shtetërorë e partiakë, kandidatëve për kryeministra e deputetë, si dhe qytetarëve, që të respektojnë punën e gazetarëve dhe të mos ndërmarrin veprime që mund t’i pengojnë ata në kryerjen e detyrave të tyre.
“Secila përpjekje për të frikësuar, censuruar apo penguar gazetarët gjatë kryerjes së detyrave të tyre profesionale, është e papranueshme dhe cënon të drejtën e qytetarëve për informim të drejtë dhe në kohë reale”, thekson AGK.
AGK-ja po ashtu u bën thirrje të gjithë gazetarëve, kameramanëve dhe ekipeve mediale që të bartin me vete ID-të identifikuese të punës, ku tregohet se janë punonjës medialë, si dhe, nëse i kanë në dispozicion, t’i mbajnë të veshur jelekët me mbishkrimin PRESS.
“Ju inkurajojmë që të raportoni çdo incident dhe të mundshëm dhe të mbani komunikim të vazhdueshëm me redaksitë tuaja, si dhe me AGK-në. AGK do të jetë në dispozicion të anëtarëve të vet gjatë tërë ditës së zgjedhjeve dhe do të monitorojë nga afër sigurinë e gazetarëve në terren. Çdo rast i cenimit të punës së gazetarëve mund të raportohet në: info@agk-ks.org. Sulmet në drejtim të gazetarëve, janë sulme mbi lirinë e shprehjes, të drejtën e qytetarëve për t’u informuar, rrjedhimisht në demokracinë e vendit”, thuhet në njoftim.
Më shumë storie
Rruga ’’Miftar ZARBICA’’– Një nderim për Veprimtarin dhe Humanistin nga Zarbica e Bujanocit
Gjilan – Komisioni Komunal për emërimin e rrugëve në Gjilan ka marrë vendim për të emëruar një rrugë në nder...
Publikohet agjenda me aktivitetet për shënimin e Epopesë së UÇK-së
Me rastin e shënimit të 28 vjetrit të Epopesë së UÇK-së, më 5, 6 dhe 7 mars institucionet shtetërore kanë...
Bekim Jashari mohon interesimin e familjes Jashari për presidencën
Anëtarë të familjes së heroit të Kosovës, Adem Jashari, e kanë mohuar se kanë ndonjë qëllim për të garuar për...
Glauk Konjufca: Konsensusi automatik është një president nga familja Jashari
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Glauk Konjufca, tha se konsensus automatik në shoqëri është një president nga radhët e familjes së nderuar...
Ardita Sinani falënderon Kurtin për mbështetjen buxhetore ndaj Luginës
Kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka shprehur mirënjohjen e saj ndaj Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për vendimin...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...

Average Rating