Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon gjuhën e kryeministrit Kurti ndaj medieve
AGK-ja përmes një reagimi për medie, është shprehur e shqetësuar për gjuhën e përdorur nga kryeministri Albin Kurti për mediat në Kosovë.
Në reagimin e AGK-së thuhet se kryeministri Kurti po përpiqet të minojë kredibilitetin e mediave pa fakte e argumente.
“AGK e sheh me shumë shqetësim një përpjekje të tillë të papranueshme për të minuar kredibilitetin e mediave në Kosovë pa asnjë fakt dhe argument, duke hedhur akuza drejt mediave se “paguhen nga regjimet e kaluara” për kinse prodhimin e lajmeve të rreme dhe dezinformatave lidhur me Byronë për Verfikim dhe Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme”, thuhet në reagim.
Tutje në reagim theksohet se në raportin e fundit të Reporterëve Pa Kufij, Kosova ka shënuar rënie drastike prej 19 vendesh sa i përket lirisë së shtypit.
“Andaj ftojmë kryeministrin Albin Kurti të përmbahet nga fushata të tilla dhe nga paralajmërimet e tij politike për përndjekje dhe mësymje ndaj mediave e gazetarëve mbi aludime të pa argumentuara, gjë që e përkeqëson edhe më tej situatën në vend sa i përket lirisë së medias dhe ambientit të të bërit gazetari”, thuhet në reagimin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
Më shumë storie
Albin Kurti: Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për destabilizim
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia po përdor ushtrinë si mjet shantazhi për të mbajtur rajonin e Ballkanit në...
Ushtrisia serbe stërvitet pranë kufirit me Kosovën, pasojnë reagimet
Stërvitjet e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare me Kosovën kanë ngjallur reagime të menjëhershme nga institucionet në Prishtinë. Autoritetet kosovare...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Vjosa Osmani takon Anu Prattipatin: Partneriteti me ShBA-në i pazëvendësueshëm
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, zhvilloi një takim me të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në...
ÇE GEVARA I KOSOVËS DHE KRIZA E ZGJEDHJES SË PRESIDENTIT
(Reflektim kritik mbi populizmin politik dhe krizën institucionale në Republikën e Kosovës) Shkruan: Nehat Hyseni I. Populizmi rebel dhe kriza...
Gjykata kushtetuese vendos masë ndaj dekretit të Presidentes deri më 31 mars
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur masë të përkohshme deri në fund të këtij muaji ndaj dekretit të Presidentes Vjosa...

Average Rating