Ballkani e ka përfunduar aventurën evropiane

Read Time:1 Minute, 48 Second

Skuadra kampione kosovare ka humbur ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Conference League. Në mbrëmjen e të enjtes ekipi i drejtuar nga Ilir Daja është mposhtur nga Dinamo Zagreb me rezultat 3-0.

Fillimi ndeshjes në “Maksimir” ka qenë i mirë për skuadrën kosovare, por pastaj me kalimin e  kohës gjërat kanë ndryshuar. 
Pjesa e parë ka njohur raste, por jo edhe gola. 
E golave ka qenë pjesa e dytë. 
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e nëntë kur Peric ka realizuar me kokë, duke i dhënë epërsinë skuadrës kroate. 
Paraprakisht, në minutëne pesëdhjetë e tetë, kroatët kanë pasur edhe dy raste të mira, por portieri Koliqi ka qenë në vend. 
Më herët, në minutën e dyzet e tetë, Ballkani ka rrezikuar me Berishën, por nuk ka realizuar. 
Dinamo nuk është ndalur me golin e parë kundër Ballkanit. 
Skuadra kroate ka shënuar edhe dy gola të shpejtë kundër skuadrës kosovare, duke e ngritur epërsinë në 3-0. 
Fillimisht ka qenë minuta e shtatëdhjetë e dytë kur Petkovic ka dyfishuar rezultatin e pastaj i njëjti futbollist e ka realizuar edhe golin e tretë nga penalltia. 
Nga minuta e tridhjetë e një Ballkani ka angazhuar Ismajlgecin në vend të Gripshit, për shkak të lëndimit të këtij të fundit. 
Gjithashtu zëvendësim të detyruar ka pasur edhe te Dinamo, ku Moharrami është futur në fushë pas lëndimit të Sutalo. 
Ndeshja e parë në Prishtinë ishte mbyllur me fitoren e klubit nga Suhareka. 
Pas të gjitha ndeshjeve të luajtura, Viktoria Plzen e cila ka fituar sonte kundër Astanas (3-0) dhe Dinamo kualifikohen në raundin tjetër të garës, ndërsa skuadra kazake dhe kampioni kosovaren kthehen në shtëpi.

MË POSHTË GJENDJA E GRUPIT C:

 No description available.

Dinamo ia shënon Ballkanit edhe dy gola të tjerë

Dinamo nuk është ndalur me golin e parë kundër Ballkanit.

Skuadra kroate ka shënuar edhe dy gola të shpejtë kundër skuadrës kosovare, duke e ngritur epërsinë në 3-0. 
Fillimisht ka qenë minuta e shtatëdhjetë e dytë kur Petkovic ka dyfishuar rezultatin e pastaj i njëjti futbollist e ka realizuar edhe golin e tretë nga penalltia.  

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Sonte Dinamo Zagreb – Ballkani, formacionet
Next post Viti 2024. Basha e PD, alternativa politike   antikorrupsion, pro-VETTING dhe pro-SHBA për ndryshimin