BE po përgatit një lëvizje të paprecedentë për Vuçiq-in
Komisioni i Bashkimit Evropian, më 12 tetor 2022, do të publikoj raportin e politikave të zgjerimit të BE-së, në të cilin sipas burimeve të “Radio Evropa e Lirë”, do t’i referohet qëndrimit të Serbisë sa i përket harmonizimit të politikës së jashtme dhe të sigurisë me ato të BE-së.
Për mediumin kroat “Jutarnji List” kjo gjë për presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, do të jetë “Dita D” ose “Dita e Vendimit”.
“Përkatësisht, Brukseli tashmë e ka humbur durimin me Aleksandar Vuçiq-in për sa i përket çështjes së sanksioneve, ndërsa së fundmi në Bullgari ka thënë hapur se nuk do t’i vendosë ato. Kjo mund të ketë pasoja të mëdha për rrugën evropiane të Serbisë”.
Sipas njohësve të çështjeve politike, nëse Vuçiq nuk do t’iu bindet kushteve të BE-së atëherë ngrirja e negociatave dhe pezullimi i gjithë procesit të anëtarësimit të Serbisë në BE, do të vihet në shprehje.
Krahas kësaj, Serbia dyshohet se po nxitë edhe valën e emigrantëve në BE si një dhuratë për Moskën.
“Qytetarët e Indisë dhe Tunizisë mund të hyjnë në Serbi pa viza dhe vetëm këtë vit nga ato vende kanë ardhur 15 mijë kërkesa për azil në Austri”, ka shkruar “Vienna Wiener Zeitung”, transmeton “Jutarnji List”.
Më shumë storie
Perandoria sovjetike e haremeve shtetërore
Në youtube-kanalin “Архивы СССР” (Arkivat e BRSS) ka pasë qenë botuar informacioni me titull: ”Haremet e NKVD: ja se si...
Wesley Clark: Gabimet e tjerëve nuk duhet t’i atribuohen Hashim Thaçit
Ish-komandanti suprem i Forcave Aleate për Evropën, Wesley Clark, është ulur këtë të hënë në karrigen e dëshmitarit të mbrojtjes...
Protestë në Strasburg më 16 nëntor kundër procesit në Hagë
"Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar" ka njoftuar se më 16 nëntor...
Grand Prix 2025: Distria Krasniqi fiton medaljen e artë
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prix Zagreb 2025 në kategorinë deri 52 kilogramë. Xhudistja kosovare ka dominuar të...
Christopher Hill për Thaçin: Kisha përshtypje se ishte i besueshëm, por jo vendimmarrës
Ka përfunduar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale ish-diplomati amerikan, Christopher Hill. Hill tha për Hashim Thaçin se kishte përshtypjen...
Valerias Store – OFERTA QË S’DUHET HUMBUR!
-80% MË LIRË Valerias Store është një kompani e parfumeve premium VLEN VETËM 48 ORË!OFERTA QË S’DUHET HUMBUR! BLEJ TANI...

Average Rating