
Besnik Bislimi i përgjigjet pozitivisht ftesës për rundin e ri të dialogut
Këshilltari për medie i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi, Klisman Kadiu, ka thënë se e kanë pranuar pozitivisht ftesën e emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, për takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut në nivel kryenegociatorësh të martën e 19 marsit në Bruksel.

Kadiu ka thënë se sipas ftesës, fokus i agjendës së diskutimeve do të jetë avancimi i zbatimit të marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe aneksi zbatues.
“Pas takimit të 5 marsit të javës së kaluar me emisarin Lajçak, zëvendëskryeministri Bislimi ka pranuar një ftesë nga ai, për takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut, në nivel kryenegociatorësh, për të martën e ardhshme. Ftesa potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksin Zbatues”, ka shkruar Kadiu.
Tutje ai ka potencuar se Kosova u përgjigjet pozitivisht ftesave, të cilat kanë për qëllim përqëndrimin në rrugën përpara e zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të procesit të dialogut.
“Kosova i përgjigjet pozitivisht ftesave të cilat kanë për qëllim përqëndrimin në rrugën përpara e zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të procesit të dialogut, të cilat duhet të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të procesit. Qasja jonë konstruktive duhet të njihet me konstruktivitet e bashkëpunim dhe nga pala tjetër”, ka shkruar Klisman Kadiu në Facebook.
https://www.facebook.com/klinsman.kadiu/
Më shumë storie
OVL e UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: Zëri juaj e bëri protestën madhështore
Organizata e Veteranëve të Luftës, OVL UÇK, ka falënderuar nga zemra të gjithë pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar, nga Shqipëria,...
Shqipëri: Mijëra qytetarë protestuan në Tiranë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Mijëra qytetarë, të ardhur nga të gjitha viset e shqiptarisë, janë mbledhur të premten pasdite në sheshin “Skënderbej” të Tiranës...
Richard Grenell, kritika ndaj Von der Leyenit
Emisari special i presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, Richard Grenell, ka kritikuar Bashkimin Evropian, duke e akuzuar Gjykatën...
OVL e UÇK-së fton qytetarët në protestën e 17 tetorit në Tiranë
Organizatat e Veteranëve të Luftës kanë publikuar një video ë rrjete sociale. Nëpërmjet saj kanë kërkuar përkrahje për protestën gjithëkombëtare...
Zgjedhjet në Kosovë, KQZ: Përfundon numërimi në vendvotime
Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve në konferencën me gazetarë njoftoi se të dielën në mbrëmje, në 2,571...
Fitore historike: Kosova ka mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1
Kosova ka arritur një fitore historike në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborg, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1, në...
Average Rating