Antony Blinken: Kosova e Serbia t’i zbatojnë të gjitha zotimet e dialogut
Kosova e Serbia t’i zbatojnë të gjitha zotimet në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian ka thënë Sekretari amerikanë i Shtetit, Antony Blinken, teksa ka kërkuar nga të dyja palët që t’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin dhe transparencën me partnerët ndërkombëtarë.

Këto kërkesa për Kosovën dhe Serbinë, Blinken i bëri nga Austria, ku është takuar me kryediplomatin austriak, Alexander Schallenberg.
Sekretari amerikane i Shtetit ka thënë se e vetmja rrugë përpara është dialogu.
“Dialogu i lehtësuar nga BE-ja është mekanizimi i vetëm zbatueshëm, e vetmja rrugë e zbatueshme përpara, duhet të shohim përpjekje në mirëbesim dhe konstruktive nga të dy palët, Kosova dhe Serbia, për t’i stabilizuar marrëdhëniet dhe të shkohet drejt asaj rruge. T’i mbajnë tensionet në nivel të ulët, të rrisin koordinimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë, t’i zbatojnë të gjitha zotimet janë në dialog”, ka thënë Blinken, thuhet në komunikatën e Departamentit të Shtetit.
Blinken ka thënë se ajo që s’duhet të ndodh në rajon dhe që s’i duhet askujt në Evropë, është kthimi prapa në vitet e 90-ta.
Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, Blinkeni ka theksuar se SHBA-ja është duke bashkëpunuar me Austrinë në lidhje me këtë. Ai ka shtuar se askush nuk ka nevojë të kthehet në të kaluarën.
Ndërkaq, kancelari austriak, duke komentuar situatën në Ballkanin Perëndimor, ka thënë në kohën kur “zjarri po shpërthen në Evropë” është e nevojshme që të sigurohet se rajoni është i sigurt.
Më shumë storie
Domosdoshmëria historike e rikthimit të toponimit “Dardani”
Eshref Ymeri Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mjetet e informimit masiv kanë qarkulluar mendime...
Ndërron jetë miku i Kosovës, ish-kongresisti amerikan Eliot Engell
Ka ndërruar jetë ish-kongresisti amerikan dhe miku i Kosovës, Eliot Engel. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e...
Shqipëria mundet nga Polonia me rezultat 2:1
Kombëtarja e Shqipëria ka pësuar humbje ndaj Polonia dhe kështu e mbyll ëndrrën për një vend në Kampionatin Botëror 2026....
Odiseja e gjuhës poshtëruese të Agim Vincës
Eshref Ymeri Më 06 mars, në njërin nga portalet dardane, ishte botuar artikulli “Vinca: kryqëzata e kalorësit kallp”.Edhe në këtë...
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...

Average Rating