Bislimi: Çelësi i zgjidhjes përfundimtare të dialogut me Serbinë është Lugina e Preshevës
Faton Bislimi nga Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, sot ishte prezent në Prishtinë ku u takuan përfaqësuesit e Luginës së Preshevës me udhëheqës të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Kongresistit DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi
Pas takimit, z.Bislimi përmes një postimi ka deklaruar se “e kam thënë dhe po e përsëris që çelësi i zgjidhjes përfundimtare të procesit të dialogut me Serbinë është Lugina e Preshevës”.
Lobisti Faton Bislimi ka bërë të ditur se në takimin e sotshëm në Prishtinë në mes të udhëheqësve të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Kongresistit DioGuardi dhe znj. Shirley Cloyes DioGuardi, dhe përfaqësuesit poltikë të Luginës “u rikonfirmua angazhimi i vazhdueshëm i lobit tonë në Washington, DC, për të siguruar, më së paku, trajtim të barabartë të shqiptarëve në Luginë me serbët në Kosovë”.
“Sigurimi i paqës dhe stabilitetit afatgjatë në Ballkan kalon nëpër Luginë të Preshevës. Kjo rrugë mund dhe do të trasohet vetëm nga SHBA-të” ka përfunduar zoti Bislimi
Kujtojmë se Faton Bislimi është një nga lobistët më aktiv të çështjes shqiptare në SHBA. Ai njihet si mik i madh i Luginës së Preshevës dhe për asnjë moment nuk e ka ndalur aktivitetin e tij për çështjen shqiptare në Luginë.
Bislimi njihet edhe si bashkëpunëtor dhe i afërt i Presidentit Biden.
Previous post
Preshevarja, Drita Zumberi, intelektuale dhe humaniste që vepron me sukses në Gjermani
Më shumë storie
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...
Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim të madh për aktgjykimin e Speciales
Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet (AARC) ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...

Average Rating