Blerja e influencave politike rrezik për Sigurinë Kombëtare

Read Time:2 Minute, 43 Second

Rajoni ballkanik është i dominuar politikisht në strukturën e blerjes së influencave duke synuar korruptimin e qeverisjeve shtetërore në interes të gjeostrategjisë të fuqive të Lindjes. 

Për shkak të ndikimeve ideologjike nga e kaluara në komunizëm jeta politike diktohet nga karakteri i dyzuar me ndikime të fuqishme mbi politikën dhe diplomacinë. 

Kombi shqiptar ndjen pasojat e padrejtësive historike.

Çështja shtrohet; ku e gjen veten Shqipëria në strategjinë e kundërshtarëve dhe a janë paracaktuar shkencërisht rrugëzgjidhjet për kapërcimin e pasojave historike drejt një mjedisi të sigurtë gjeopolitik në rajon? 

Analiza duhet të respektojë faktorët veprues të cilët janë e vërteta apo gjysëm e vërteta mbi interpretimin shkencor të situatës së sigurisë në shtete shqiptare dhe në rajon.

Historikisht Rusia nëpërmjet pansllavizmit me popullsitë e besimit ortodoks, ka ushtruar ndikim në Ballkan. 

Sipas pretendimit rus, territoret ballkanike janë dominuar nga ortodoksia dhe popullsia shqiptare, nuk ka qenë e besimit islam. 

Politika ruse vlerëson si kriter angazhimin e Jugut të Shqipërisë në luftë kundër fashizmit gjerman gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Sipas tyre, ky mund të jetë një terren i përshtatshëm në blerjen me çdo mënyrë të influencave.

Gjithashtu, komunizmi në Shqipëri nuk kishte natyrë liberale, por ekstremisht me ndikim lindor, me tipare staliniste.

Sot për shkak të Strategjisë së Re të Rusisë të vitit 2007 po rikthehet fryma staliniste, si një periudhë kur Rusia rrit nostalgjinë për Perandorinë e Kuqe. 

Në jetën politike të Rusisë nuk mjafton vetëm “dora e fortë” e Putinit, por veprimi i klaneve të fuqishme inteligjente në bashkëveprim me shtabet ushtarake. Kjo është lidhja e fuqishme me të kaluarën.

Në situatë të re, Rusia nuk mund t’i kthehet formave të vjetra të kërcënimit ushtarak. 

Ajo me mjetet dhe format e sofistikuara vepron për të sjell njerëzit e saj në politikën shqiptare, të cilët mund të ndërtojnë në format e mundëshme marrëdhëniet normale midis Rusisë dhe Shqipërisë.

Nën efektet e luftës hibride në shtete shqiptare tentohet të nxitet armiqësia me perëndimin, si etapa e parë e veprimit. 

Politika ruse nuk i djeg etapat në qëndrimin ndaj Shqipërisë, Kosovë dhe Maqedonisë së Veriut. Strategjia ruse nxit përpunimin e mendimit politik si opozitë ndaj Perëndimit. 

Segmente të politikës shqiptare shfaqen kundër diplomacisë perëndimore.

Gjykimi kërkon maturi sepse diplomacia ruse punon për blerjen e influencave nëpërmjet sistemit agresiv mediatik. 

Sot në territoret shqiptare nuk ka media të pavarura. 

Në emër “të mediave të lira, i kujton opinionit shqiptar praninë e influencës dhe propogandës, si pjesë e saj.

Objektivi i ndërhyrjes janë politikanët shqiptarë, nga shtresat më të ulëta tek njerëzit pranë tyre, nga ku buron këshillimi politik si terren i përpunimit të mendimit politik shqiptar. 

Situata krijon mendimin sikur në rajon nuk funksionojnë mirë strukturat e NATO-s dhe prania e BE-së.

Ndërhyrja ruse u shfaq kundër Marrëveshjes së Prespës, nxitjen e nacionalizmit agresiv dhe përmbysjen e situatës politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. 

Mundësitë e ndërhyjes dhe veprimit në situatë – krize, mund të rrisin influencën mbi vendimmarjet politike të udhëheqjeve shtetërore në rajon. 

“Etika politike” ruse për blerjen e ndikimeve, mbetet problem i problemeve.

Shtrohet pyetja  strategjia kombëtare a është e përgatitur t’i përballojë ?

Hyzri Salihu

Siguria Kombëtare

10.08.2024

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Dimal Basha: E çmoj lart luftën e UÇK-së, raportimi është i rremë
Next post Kuvendi i Kosovës nuk zgjedh nënkryetarin nga minoriteti serb, kryetari i Kuvendit mbyll seancën