Kuvendi i Kosovës nuk zgjedh nënkryetarin nga minoriteti serb, kryetari i Kuvendit mbyll seancën
Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të zgjedhë nënkryetarin nga pakica serbe. Asnjëri prej deputetëve të propozuar nuk mori shumicën e mjaftueshme të votave. Si pasojë, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e ka konsideruar të mbyllur seancën konstituive.

“Janë ezauruar të gjitha opsionet për zgjedhjen e nënkryetarit të pestë që vjen nga komuniteti joshumicë serb. Asnjëri nuk është zgjedhur nënkryetar ku tetë prej tyre nuk kanë marrë votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit në të gjitha tentativat, ndërsa dy prej tyre kanë refuzuar që të jenë kandidatë për nënkryetar. Ne si Kuvend nuk kemi mundësi tjetër se si të vazhdojmë për sa i përket nënkryetarit që vjen nga komuniteti serb, prandaj me këtë rast konsideroj që kemi ezauruar edhe pikën e katërt të rendit të ditës të seancës konstituive dhe meqenëse se nuk ka mundësi tjetër objektive se si të procedohet tutje, konsideroj që kjo seancë konstituive konsiderohet e përmbyllur”, ka thënë ai.
Më shumë storie
OKB: Kurti kërkon strategji shtetërore për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së
Promovimi dhe forcimi i interesave kyçe shtetërore të Kosovës në arenën ndërkombëtare merr vëmendjen kryesore në Nju-Jork. Prania e delegacionit...
Parlamenti Studentor thërret në marsh paqësor kundër aktgjykimit të Speciales
Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin paqësor që do të mbahet më 21...
Pas 27 vitesh identifikohet Idriz Rrecaj, një nga 23 viktimat e “Grupit të Intelektualëve”
Familja e Idriz Rrecit ka bërë të ditur se janë njoftuar zyrtarisht nga institucionet e Kosovës për mbetjet mortore të...
Austri: Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Bashkatdhetarë të shumtë janë mbledhur sot në Vjenë të Austrisë, ku kanë protestuar kundër vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë...
Luka Mishetiq: Do apelojmë vendimin, Thaçi mohon çfarëdo përfshirje në vrasje
Avokati i Thaçit, Luka Mishetiç, ka bërë të ditur se mbrojtja e Hashim Thaçit do ta apelojë aktgjykimin e djeshëm...
Këshilli Shqiptaro-Amerikan shpreh shqetësim të madh për aktgjykimin e Speciales
Këshilli Shqiptaro-Amerikan për Marrëdhëniet (AARC) ka reaguar ndaj aktgjykimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, duke...

Average Rating