
Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku e nis me fitore në Lojërat Olimpike Paris 2024
Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka fituar kunder boksieres nga Tajlanda, Thananya Somnuek në meçin e zhvilluar të shtunën në Lojërat Olimpike Paris 2024.

Përballja ka qenë në kategorinë deri në gjashtëdhjetë kilogramë.
Triumfi ka qenë pas numërimit të pikëve, me ç’rast ka dalur se boksierja kosovare ka mbledhur më shumë.
Ishte raundi i tretë ai ku Sadiku e ka bërë dallimin.
Ngadhënjimi i sotëm i hapë rrugën Sadikut për t’u ndeshur me kundërshtare të tjera.
Sadiku ishte mposhtur më herët në Turqi nga Somnuek.
Kësisoji data 27 korrik e vitit 2024 ka folur në favor të boksieres kosovare, ndryshe nga 27 korrik 2021. Pikërisht në datë të njëjtë, por tri vjet më parë në Tokio, Donjeta Sadiku ishte eliminuar nga Olimpiada, pasi nuk kishte pasur fat në short dhe qysh në luftën e parë ishte ballafaquar me kampionen olimpike për të rinj, Caroline Depuis nga Britania e Madhe.
Më shumë storie
Egjipt: Nënshkruhet marrëveshja historike e armëpushimit për Gazën
Në një samit të mbajtur në Egjipt, presidenti amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit rajonalë nënshkruan marrëveshjen historike të armëpushimit për...
Fitore historike: Kosova ka mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1
Kosova ka arritur një fitore historike në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborg, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1, në...
Historike, Shqipëria mposht Serbinë në Leskovc me rezultat 1-0
Kombëtarja e Shqipërisë e ka mposhtur Serbinë, me rezultat 1-0, të shtunën mbrëma në Leskovc. Serbia dhe Shqipëria u përballen...
Guterres: Marrëveshja e paqes në Gaza mundësi historike
Udhëheqësit botërorë kanë mirëpritur lajmin se Izraeli dhe Hamasi janë pajtuar për fazën e parë të një plani paqeje për...
Marrëveshje historike Izrael–Hamas, çfarë dihet për hapat e ardhshëm pas marrëveshjes
Një marrëveshje historike për fazën e parë të planit të paqes të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, është arritur mes...
Vjosa Osmani pritet me nderime nga Mbreti e Mbretëresha të Danimarkës
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e liderëve të Komunitetit Politik...
Average Rating