Bujanoc: Arrihet një marrëveshje për një qeverisje multietnike të udhëhequr nga Fronti për Ndryshim

Read Time:1 Minute, 34 Second

Marrëveshja e koalicionit për pushtet lokal në Bujanoc është nënshkruar të enjten nga 5 parti. Qeverisja komunale multietnike do të përbëhet nga një parti shqiptare, tri serbe dhe një rome, me gjithsej 23 mandate, që mjaftojnë për të formuar shumicën në Kuivendin Komunal me gjithsej 41 mandate.

Koalicioni përbëhet nga Fronti për Ndryshim i Arbër Pajazitit me 8 mandate, koalicioni rreth SNS-it me 7 mandate, GQ Dr. Dejan Stojanoviq me 5 mandate, Partia Rome për Drejtësi dhe Pajtim me 2 mandate dhe Sasha Arsiq me 1 mandat.

Detajet e takimit dhe marrëveshjes nuk i dimë, por dihet se, nëse marrëveshja mbetet në fuqi deri më 30 korrik në seancën konstituive të Kuvendit Komunal të Bujanocit, tri partitë shqiptare që kanë qenë në pushtet në të kaluarën, 4 vitet e ardhshme do të jenë në opozitë – LPD, PD dhe PVD me gjithsej 18 këshilltarë.

Këto tri parti para zgjedhjeve bënë një marrëveshje për koalicion paszgjedhor, por u penguan nga votat pasi rezultoi se nuk kishin shumicën për qeverinë.

Posti i kryetarit të komunës i takon Frontit ku në krye të Bujanocit do të jetë Arbër Pajaziti.

Ky koalicion do të ketë edhe dy nënkryetarë të Komunës.

Nënkryetari vjen nga SNS.

Kuvendi Komunal i Bujanocit u nda nga Fronti dhe GQ.

Kuvendin do ta udhëheq Fronti dhe aty është paraparë Driton Rexhepi.

Nënkryetari do të jetë nga GQ e Dr. Stojanoviqit, sekretari nga Fronti dhe zëvendësi i tij nga GQ.

Nga 9 anëtarë të Këshillit Komunal, 3 do të jenë të Frontit dhe SNS-it, të tjerët do të marrin nga një mandat.

Për sa u përket institucioneve publike, Bibliotekën e marrin GQ, Fronti Shtëpinë e Kulturës, Organizatën Turistike – Romët, Qendrën Sportive – SNS-i, Qendrën për Punë Sociale -Fronti, ndërsa Çerdhja e fëmijëve u mbetet me progresistëve. Qendra shëndetësore nuk është në ndarje.

Barnatoren do ta menaxhoj GQ, ndërsa Komunalinë së bashku Fronti me GQ.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post PVD dhe PDSH arrijnë marrëveshje për bashkëqeverisje me Komunën e Preshevës
Next post Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë: Okupimi i territoreve palestineze nga Izraeli është i paligjshëm