
Conference League: Ballkani e mposht Dinamon e Zagrebit
Ballkani i Suharekës ka marrë pikë të plota në ndeshjen e dytë të Conference League.
Kampioni kosovar e ka mposhtur hiç më pak se kampionin kroat, Dinamo Zagreb, një skuadër e cila pjesëmarrjen në garat futbollistike evropiane e ka pothuajse të rregullt.
Ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” është mbyllur me rezultat 2-0.
Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e ka nisur më mirë ndeshjen, ku qysh në fillim Kryeziu është rrëzuar brenda zonës, mirëpo paraprakisht gjyqtari kishte ngrehur flamurin për të treguar se ishte pozitë jashtë loje.
Pastaj ka qenë minuta e dyzet e tretë, kur një goditje e Almir Kryeziut ka çuar në këmbë tifozërinë në shkallët stadiumit. Ky ka qenë momenti i golit të parë, pasi vetëm pak minuta më herët Kuc për pak sa nuk ka realizuar me një goditje nga distanca.
Pjesa e parë është mbyllur me rezultat 1-0.
Në pjesën e dytë, ku ndeshja është zhvilluar derisa binte shi, përpjekjet e Dinamos për ta barazuar rezultatin kanë qenë të pasuksesshme.
Kur është dukur se ndeshja do të mbyllej me rezultat minimal, ka qenë Hamidi ai që e ka dyfishuar rezultatin dhe e ka vulsour fitoren e suharekasve.
Pas kësaj ndeshje Ballkani ka tri pikë në Grupin C, që kryesohet nga Viktoria Plzen pas fitores së sotme nga Astana.

Më shumë storie
Boksieri Viktor Cakiqi po shënon histori, bëhet edhe kampion i Gjermanisë
Gjatë fundjavës në Potsdam të Gjermanisë u zhvillua gala e shtatë ndërkombëtare e boksit profesionist të Kuc Boxing Promotion, e...
Karate: Betim Maliqi mposht rumunin, tash ndeshet me një ukrainas
Karateisti i Kosovës, Betim Maliqi, do të përballet me karateistin ukrainas, Andrii Zaplitnyi, në xhiron e katërt të garës në...
Fubollistët e Shkëndijës së Tetovës sërish kampione në Maqedoni të Veriut
Shkëndija e Tetovës është shpallur kampione e Maqedonisë së Veriut në futboll, pas fitores 2:1 ndaj Rabotnicki të mërkurën, në kuadër...
Kombetarja e Shqiperisë mbajnë stërvitjen e fundit, gati për Andorën
Kombëtarja është gati për ndeshjen e dytë në Grupin K ndaj Andorrës, e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës...
Futbollistët e Kosovës bëjnë historinë, prekin Ligën B
Dardanët janë kualifikuar në Ligën B të Ligës së Kombeve, duke triumfuar edhe në sfidën e dytë të Play-Off-it kundër...
Kosova ka fituar kundër Islandës me rezultat 2-1
Kombëtarja e Kosovës në futboll, e ka mposhtur Islandën, me rezultat 2-1, të enjten mbrëma në ‘Fadil Vokrri’. Dardanët dhe...
Average Rating