Delegacioni i Emisarëve për dialogun, zbarkojnë në Prishtinë dhe Beograd
Delegacioni i përbërë nga emisari i BE-së dhe emisarëve të tri shteteve të Quintit do vizitojnë Kosovën dhe Serbinë më 21 tetor, konfirmuan burimet diplomatike në Bruksel. Ndalesa e parë do jetë Prishtina e më pas Beogradi.
Zyrtarët e Brukselit bëjnë të ditur se qëllimi i vizitës është avancimi i zbatimit të marrëveshjes të së cilës janë të gjithë garantues. Në Bruksel tërhiqet vërejtja se askush nuk dëshiron që kjo marrëveshje të zhbëhet dhe e vetmja mënyrë për të stabilizuar situatën në kuptim afatgjatë, është avancimi drejt normalizimit.
Në përbërjen e delegacionit do jenë emisari evropian për dialog Miroslav Lajçak, emisari amerikan për rajon Gabriel Escobar si dhe emisarët e liderëve të Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Delegacioni në të njëjtën përbërje kishte vizituar Prishtinën dhe Beogradin në janar të këtij viti, në prag të takimeve të liderëve që çuan drejt arritjes së marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe aneksit të zbatimit.
Kjo vizitë po zhvillohet në dritë të sulmit të 24 shtatorit. Por do jetë ky njëkohësisht takimi i parë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe emisarit evropian, Miroslav Lajçak që nga acarimi i raporteve të këtyre dyve, pas takimit të fundit të liderëve, kur shefi i qeverisë kosovare akuzoi ndërmjetësin evropian se nuk është neutral dhe ia mban anën Beogradit.
Më shumë storie
Komisioni Evropian konfirmon heqjen e të gjitha masave ndaj Kosovës
Komisioni Evropian ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Kjo u bë e ditur gjatë debatit...
Mark Rutte: KFOR vazhdon të luajë rol të rëndësishëm për sigurinë në Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i NATO, Mark Rutte, u prit në Shkup me nderime të larta shtetërore nga presidentja e Maqedonia...
Ka ndërruar jetë Agron Azemi nga Rahovica e Preshevës, president i Klubit motoristik “Plisat” në Zvicër
MK Veteranet e UÇK-së: Ne emër të MK Veteranet e UÇK-së , shprehim ngushëllimet më të sinqerta, pas ikjes nga...
Bordi i Paqes, Trump: Kosova e Shqipëria do të kontribuojnë me trupa paqeruajtëse
Presidenti amerikan Donald Trump gjatë fjalimit të tij në takimin inaugurues të Bordit të Paqes në Washington DC ka thënë...
Hagë: Ish-krerët e UÇK-së deklarojnë pafajësinë: Fajtor ishte regjimi serb
Në fjalët e tyre përfundimtare para Dhomave të Specializuara në Hagë, katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri...
Fjalimi historik kur Bill Clinton dha urdhërin për bombardimin e Serbisë
PA SHBA-TË, NATO-N DHE DHE UCK-NË KOSOVA SOT NUK DO ISHTE SHTET (kujtesë me rastin e 17 Shkurtit ,Ditës së...

Average Rating