Ejup Maqedonci: Kosova bleu armatim më modern, së shpejti paisemi edhe me kundërajrorë
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci në një intervistë në Tv Dukagjin ka deklaruar se Qeveria Kurti ka shumëfishuar buxhetin për mbrojtje i cili na ka mundësuar blerjen e armatimit më modern.
Ministri Maqedonci ka treguar se Kosova në vazhdimësi po paiset me armatim të teknologjisë së fundit
“Përveç dronëve, FSK tani posedon edhe antitankë të serisë së fundit të cilin e posedojnë vetëm shtetet e NATO-s. Gjithashtu ushtrinë tonë e kemi paisur me snajperë të teknologjisë së fundit”. ka deklaruar Maqedonci
Ai ka thënë se nuk mundet në detaje të flasë për armatimet që posedon Ushtria e Kosovës por ka treguar se së shpejti do të paisen edhe me armatim kundërajrorë
“Së shpejti do të na arrijë armatimi modern kundërajrorë por edhe armatime dhe teknologji tjetër moderne” ka theksuar Maqedonci
Në fund ministri ka njoftuar se të gjitha armatimet Kosova i blenë nga vendet e NATO-s e sidomos nga SHBA.
Më shumë storie
GJAKU I ADEM BEQIRIT, NJËRIT PREJ PERSONALITETEVE TË NDRITURA TË MITROVICËS
Hysen Ibrahimi, Suedi / Förslöv, 23.11.2026 (Adem Beqiri, njëri ndër figurat e ndritura të Mitrovicës dhe anëtar i të ashtuquajturit...
Vlora Çitaku: E turpshme dhe e papranueshme
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, e ka cilësuar të turpshëm dhe të papranueshëm aktgjykimin e Gjykatës...
OVL e UÇK-së: Vendim i papranueshëm
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL e UÇK-së) ka reaguar pas vendimit të sotëm ndaj...
Hagë: 41 muaj burgim efektiv për rastin e njohur si “Administrimi i Drejtësisë”
Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) kanë shpallur aktgjykimin në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil...
OVL-UÇK: Nuk kemi besim në drejtësinë e Speciales në Hagë
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka shprehur sërish mosbesimin ndaj Dhomave të Specializuara në...
Kurti ka ftuar shqiptarët e Luginës që të marrin pjesë në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Kurti, i bën thirrje gjith qytetarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës që të marrin...

Average Rating