
Emmanuel Macron uron Kosovën: Ju mbështesim në prespektivën evropiane
Me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, ka uruar presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, duke rikonfirmuar mbështetjen e Francës për pavarësinë dhe integrimin evropian të Kosovës.

“Përballë çrregullimeve dhe fragmentimit të botës, perspektiva evropiane e Kosovës, si e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të rikonfirmohet. Ju siguroj për përkrahjen e Francës për të mbështetur vendin tuaj në këtë rrugë”, thuhet në urimin e presidentit Macron, të cilin e ka publikuar Presidenca e Kosovës.
Mëtej në letrën e urimit, Macron ka folur edhe për dialogun dhe marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit, duke përmendur edhe krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
“Në këtë drejtim normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është një hap thelbësor. Emërimi i një përfaqësuesi të ri special të BE-së duhet të jetë një mundësi për të bërë përparim në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit-Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, thuhet tutje në letrën e Macronit.
Ai shfaqi shpresën që të dy shtetet të mund të vazhdojnë të bashkëpunojnë, veçanërisht lidhur me organizimin e Lojërave Mesdhetare në vitin 2030 në Kosovë.
“Franca është e gatshme t’ju ndihmojë që kjo ngjarje madhore të ketë një sukses të plotë”, thuhet në urim.
Në këtë urim, Macron ka falënderuar Osmanin për pjesëmarrjen në ceremoninë e rihapjes së Katedrales Notre-Dame.
“Franca mbetet një aleate e përkushtuar e Kosovës dhe do të vazhdojë ta mbështesë stabilitetin, zhvillimin dhe perspektivën evropiane të saj”, ka shkruar ndër të tjera në urimin e tij, presidenti francez.
Më shumë storie
Sot dhurova mbi një mijë libra për Bibliotekën “Latif Berisha”, në Mitrovicë
Hysen Ibrahimi Mitrovicë, Biblioteka “Latif Berisha” 20 tetor 2025 Roli i bibliotekës në zhvillimin arsimor, kulturor dhe shoqëror...
OKB, Jeff Bartos: Koha që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova
Përfaqësuesi dhe ambasadori amerikan në OKB, Jeff Bartos, tha sot në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara...
Jennifer MacNaughtan: Rishikimi i UNMIK-ut është pritur shumë gjatë
Mbretëria e Bashkuar ka bërë thirrje shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e...
Mbretëria e Bashkuar: Gjithçka gati për Samitin e Berlinit, Kurti udhëton në Londër
Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar do të jetë mikpritëse e Samitit të radhës të Procesit të Berlinit që organizohet të...
Jared Kushner e Steve Witkoff këshillojnë Netanyahun: Mos rreziko armëpushimin në Gazë
Përfaqësuesit e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, i kanë bërë thirrje kryeministrit izraelit...
OVL e UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: Zëri juaj e bëri protestën madhështore
Organizata e Veteranëve të Luftës, OVL UÇK, ka falënderuar nga zemra të gjithë pjesëmarrësit në protestën e zhvilluar, nga Shqipëria,...
Average Rating