Euro 2024: Shqipëria bën stërvitjen e fundit para ndeshjes me Italinë

Read Time:3 Minute, 24 Second

Kombëtarja e Shqipërisë e ka realizuar stërvitjen e fundit para ndeshjes me Italinë në Euro 2024, e cila zhvillohet të shtunën në Dortmund. 

Në të njëjtën ditë edhe trajneri Sylvinho dhe kapiteni Berat Gjimshiti kanë mbajtur një konferencë për shtyp. Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka thënë se Shqipëria synon pikë në ndeshjen e kundër Italisë. Ai ka folur edhe për sulmuesin Mirlind Daku, të cilin e ka quajtur shumë të mirë dhe i cili luan në një ligë të fortë në aspektin fizik, siç është ajo e Rusisë.
 Ndërsa Gjimshiti ka deklaruar se një rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Italisë mund të japë një motivim të madh për ekipin në përballjet e ardhshme.

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, ka deklaruar se një rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Italisë mund të japë një motivim të madh për ekipin në përballjet e ardhshme.

Shqipëria të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Grupit B të Euro 2024, aty ku pos gjenden edhe Spanja e Kroacia.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur një ditë para ndeshjes, Gjimshiti ka folur për sfidën që e pret ekipin shqiptar.

“Sigurisht që të tre ndeshjet janë shumë të rëndësishme, por nëse e nisim me këmbën e mbarë, mund të kemi në ndihmë dhe një motivim më shumë për të ecur përpara. Një rezultat pozitiv ndaj Italisë mund të jetë një shtysë më shumë për ndeshjet e tjera”, ka thënë Gjimshiti.

Ai ka theksuar rëndësinë e analizës dhe përgatitjes për këtë ndeshje të parë. “Sigurisht që i kemi ndjekur ndeshjet e fundit të Italisë dhe trajneri na ka evidentuar forcën e tyre, ku duhet të tregojmë kujdes. Analiza nevojitet për ndeshjen e nesërme dhe besoj se jemi përgatitur mirë për të qenë gati”, ka shtuar kapiteni shqiptar.

Gjimshiti ka vënë në dukje përvojën e lojtarëve shqiptarë në futbollin italian dhe ndikimin e kësaj përvoje në përgatitjet e ekipit.

“Ka shumë nga futbolli italian, pasi jo vetëm që jemi shumë futbollistë që luajmë në Itali, por edhe trajneri ka një eksperiencë të rëndësishme në Serinë A. Luajmë aty dhe njohim shumë mirë kundërshtarët tanë, por e dimë mirë që kemi përballë Italinë, kampionen në fuqi dhe që luan në të tilla kompeticione për të fituar, ndaj duhet të bëjmë kujdes”, ka thënë ai. 

Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka thënë se Shqipëria synon pikë në ndeshjen e kundër Italisë.

Shqipëria të shtunën do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të Grupit B të Euro 2024, aty ku pos gjenden edhe Spanja e Kroacia.

Në një konferencë për shtyp të mbajtur një ditë para ndeshjes, Sylvinho ka folur për sfidën që e pret ekipin e tij.

“Do të jetë e vështirë ndaj Italisë, pas stërvitjes do të vendosim për formacionin, edhe pse është pothuajse i vendosur formacioni. Ka shumë diferenca mes Italisë së kaluar dhe asaj të tanishme. Por, Italia është një skuadër e nivelit më të lartë, ka lojtarë të shpejtë dhe një trajner të mrekullueshëm. Mancini ka bërë punë të madhe, Spalletti po ashtu. Kanë eksperiencë, janë një ‘top’ skuadër. Kur futen në fushë, e bëjnë për të fituar kompeticionin. Por, edhe ne do të futemi për pikë”, ka thënë Sylvinho.

Braziliani ka vënë në dukje aftësinë e Italisë për të ndryshuar sistemin e lojës në varësi të kundërshtarit.

“Me atë që kemi parë, ata mund të përshtaten me sistemin 3-4-3 dhe 4-3-3, mund të ndryshojnë sistemin në varësi të kundërshtarit. Janë të vështirë për t’u thyer. Italia ka një anë të fortë, mbrohet shumë mirë, dhe e mban topin me pozicion të qëndrueshëm. Ka lojtarë që vrapojnë shumë dhe kanë shkathtësi të theksuara. Është një ndeshje e vështirë, por është fantastike,” ka shtuar ai.

Sylvinho ka theksuar se çdo gjë mund të ndodhë në një ndeshje futbolli dhe se dëshira e ekipit të tij është të japë maksimumin në fushë.

“Për Italinë, dëshira jonë është të zbresim në fushë dhe të luajmë mirë”, është shprehur trajneri i Kombëtares Shqiptare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Lidhja Shqiptare e Prizrenit është Epoka më e lavdishme në historinë kombëtare shqiptare
Next post Euro 2024: Gjermania e deklason Skocinë me rezultat 5-1