EUROPË GJITHMONË MBETE E PABESË DHE E PASINQERTË ME SHQIPTARËT

Read Time:4 Minute, 38 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

Europë shqiptarët janë më të hershëm dhe më europianë se ju. Por, ju Europë edhe në kohën e Romës , edhe të Bizantit ju ishit dhe jeni treguar të pabesë dhe kundër iliro-dardanëve. Europë, shqiptarët e duan lirinë dhe shtetin e tyre të bashkuar dhe nuk e duan lirinë e as shtetin ashtu sikurse keni dashur dhe doni ju: të ndarë, të coptuar dhe të paintegruar. Europë ju ka mbetur ora e kohes së kryqzatave  mesjetare , dhe nuk ka se cfarë ju duhet juve se si dhe cfarë besojnë shqiptarët ashtu sikurse as shqiptarëve nuk u intersson se si e në cfarë besoni ju.

Liria e besimit është themeli i lirive e të drejtave të njeriur që ju Europa bëni sikur e reaspektoni.

Europë ju i paragjykoni akoma shqiptarët me mendësitë mesjetare.

Europë Ti i  lutesh dhe e përkëdhel Serbinë  dhe shtetet e ishBashkimit Sovjetik për integrim , ndërsa shqiptarët i mban larg integrimit. Dhe sado europian e properendimit që janë shqiptartët Ti Europë , popullin me të vjetër të Europës e mbani larg BE-së.

Kjo pra është pabesia dhe josinqeriteti juaj karshi shqiptartëve që vazhdon edhe sot akoma

Dhe pavarësisht këtyre Kosova qëndron fort dhe besnikërisht me BE-në dhe me SHBA-të, por edhe ato duhet të qëndrojnë me Kosovën , sepse Kosova ka qenë gjithmonë pro Europës dhe barrikadë e pengesë kundër qëllimeve dhe strategjive sllavo-ruse ndaj Europës.

Nuk ka pse BE të shpërblejë e të tolerojë  Beogradin për genocidin dhe të sanksionojë Kosovën pse Kosova po mbron ligjin, Kushtetutën, shtetin dhe territorine saj.

Kosova,populli i saj vendosin dhe ia  besojnë qeverisjen asaj politike që votuesit e votojnë dhe e zgjedhin. Kjo është Demokracia, dhe vullneti popullor është ligji demokratik.

Dhe Kosova e populli i saj  ia kanë besuar Albin Kurtit qeverisjen.

Pas grushtit pucist parlamentar që rrëzoi qeverinë Kurti  1, populli i Kosovës ia besoi akoma me shumë qeverisjen Kurtit në  zgjedhjet e  parakohshme të 14 Shkurtit 2021.Nëse opozita e ndëshkuar dhe e dështuar politikisht kërkon zgjedhje të reja para kohe, edhe nëse opozitën e Kosovës poqese do e  mbështesnin  ndërkombëtarët, Edi Rama, mediat e Tiranës apo edhe disa të Prishtinës   dhe serbët e Kosovës, Albin Kurti do të fitojë akoma më thellë se sa me 14 Shkurt 2021.

Nuk është e moralshme që BE vendos sanksione kundër Kosovës kur trazirat e dhunshme në Veri i organizon Serbia për ta destabilizuar Kosovën, dhe kur bandat teroriste serbe sulmojnë policinë dhe institucionet e Kosovës , dhe kur BE e di më mirë se kushdo të vërtetën .

Është pabesi që BE sillet kështu me Kosovën  kur Kosova ishte e para që kundërshtoi aq fort sulmin e Rusisë kundër Ukrainës, kur Kosova është vëndi më  proeuropiane dhe është pengesë kundër ndikimit rus në Ballkan. E ndërsa Serbia nuk vendosi sanksione kundër Rusisë por është krah saj dhe në aleancë strategjike me Rusinë.

Nuk është e moralshme dhe as e justifikueshme sjellja e BE-së kundër Qeverisë Kurti dhe  Kosovës pse ajo mbron ligjin , kushtetutën, demokracinë dhe shtetin e territorin e Kosovës.

BE po e tregon veten se  ka mbetur  me mentalitet në Mesjetë kur ajo nuk mbrojti iliro-dardanët nga dyndjet, genocidet dhe barbarizmat sllave.

Është po kjo Europë e cili nuk i ndihmoi dhe as përkrahu shqiptarët në luftrat dhe qëndresën e shqiptarëve kundër pushtimit Osman në shekullin e 15-të .

Europa jo vetëm se nuk i përkrahu shqiptarët në fund të shëkullit 19 dhe të atij  të fillim të shekullit të 20-të, por përkundrazi Europa ua dhuroi e fali trojet e shqiptarëve sllavëve dhe grekëve duke i coptuar trojet dhe shqiptarët.

Gjithmonë Europa trojet shqiptare i ka përdorur e trajtuar   për pazare interesash të veta.Nga viti 1878 e deri më sot dëmet më të mëdha shqiptarëve u kanë ardhur nga Europa sepse ajo ua ka plotësuar cfarë kanë dashur sllavo-grekët,  gjë të cilën e ka deklaruar edhe kancelarja gjermane Merkel se: shqiptarët u coptun nga luftrat Ballkanike dhe Lufta e Parë Botërore.

Dhe kjo është e vërtetë sepse shqiptarët para Lufrave Ballkanik ishin kombi i dytë më i madh në Ballkan dhe jetonin në një territor shqiptar prej 150 mijë km2, ndërsa sot të dy shtetet shqiptare kanë 38 mijë km2.

Luftrat ballkanike u bënë vetëm për të grabitur troje shqiptare Serbia, Mali i Zi dhe Greqia të mbështetura nga Europa e Rusia.

BE deri më sot vetëm liberalizimin e vizave për shqiptarët e Shqipërisë e ka bërë, por edhe këtë me shumë vështirësi e tepër vonë, kurse shqiptarëve të Kosovës akoma nuk mund të lëvizin lirisht e pa viza në BE.Edhe antarësimi i Shqipërisë në NATO kjo u bë vetëm me mbështejen dhe këmbëguljen e SHBA dhe të Turqisë

BE në vënd që të përshpejtojë antarësimin e Kosovës në BE, dhe në vënd që NATO të përshpejtojë antarësimin e Kosovës dhe që ta armatosë atë,  sepse Kosova e meriton, por  BE bën të kundërtën e toleron dhe është në krah të Serbisë.

Dhe cuditërisht po kështu kundër Kurtit  është edhe Kryeministri i Shqipërisë, mediat  dhe opozita në Kosovë.

Dhe të gjithë këta i bëjnë presion Albin Kurtit duke e akuzuar se është kundër të gjithëve. Po, Albini është kundër të gjithë të tjerëve,por nuk është kundër demokracisë, nuk është kundër ligjit, nuk është kundër Kosovës dhe as kundër shtetit ligjor të Kosovës.

Albini është kundër korrupsionit dhe  në mbrojtje të shtetit dhe të territorit të Kosovës.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post Recension i fjalorit frazeoogjik të gjuhës shqipe <strong>të prof.dr. Eshref Ymerit</strong>
Next post Sulmi terrorist në veri, KFOR: I gatshëm për të ndërhyrë nëse kërkohej