Fitore historike: Kosova ka mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1
Kosova ka arritur një fitore historike në stadiumin “Nya Ullevi” të Goteborg, duke mposhtur Suedinë me rezultat minimal 0-1, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet e Kupës së Botës 2026.

Ky triumf e konsolidon pozitën e dytë të Kosovës në grup, duke e mbajtur gjallë ëndrrën për pjesëmarrje në Botëror.
Ndeshja e së hënës ka nisur me dominim të suedezëve në posedim, por Kosova është treguar më konkrete dhe më e rrezikshme para portës kundërshtare.
Goli i fitores është realizuar në minutën e tridhjetë e dytë nga Finsik Asllani, pas një aksioni të shpejtë ku kanë qenë të përfshinë Muriqi dhe Hoxha.
“Dardanët” kanë qenë shumë pranë golit të dytë në minutën e dyzet e tretë, kur gjuajtja e Abdullahut, pas një rrëmuje në zonën suedeze, është ndalur vetëm nga shtylla.
Në pjesën e dytë, Suedia e ka shtuar presionin në kërkim të barazimit, por Kosova ka treguar qëndrueshmëri në mbrojtje dhe ka rezistuar.
Rastet më të mira për vendasit i ka pasur Alexander Isak — në minutën e gjashtëdhjetë e shtatë, kur ka gjuajtur me kokë mbi traversë, në të shtatëdhjetë e katërtën, kur vetëm fati e ka shpëtuar Kosovën nga barazimi, si dhe në minutat shtesë kur sërish ka gjuajtur me kokë.
Me këtë fitore, Kosova e mbyll tetorin në vendin e dytë të grupit, pas Zvicrës, ndërsa Sllovenia renditet e treta dhe Suedia e katërta.
Ndeshjet e ardhshme, të cilat pritet të jenë vendimtare në garën për kualifikim, do të zhvillohen në nëntor, kur Kosova do të përballet me Slloveninë dhe Zvicrën, dy duele që mund të përcaktojnë kualifikimin e Botërorit.
Më shumë storie
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...
Daniel Server: `Bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë së Madhe`
Profesori amerikan dhe eksperti për Ballkanin, Daniel Server, ka thënë se `bota serbe` është një version i modernizuar i `Serbisë...
Albin Kurti: Formimi i qeverisë së re menjëherë pas certifikimit të rezultateve
Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re do të...

Average Rating