Franca thirrje Kosovës të përmbahet nga ndërmarrja e veprimeve të njëanshme
Franca u bënë thirrje autoriteteve të Kosovës të përmbahen nga ndërmarrja e ndonjë veprimi të njëanshëm, i cili mund t’i përshkallëzojë tensionet në veri të vendit, pas synimeve për rihapjen e urës mbi Ibër.
“Franca dënon fuqishëm rritjen e veprimeve të njëanshme të autoriteteve të Kosovës në veri të vendit që ndikojnë në jetën e përditshme të komunitetit serb. Këto veprime rrezikojnë përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, të cilat janë parakushte për anëtarësimin e ardhshëm të dy vendeve në BE”, thuhet në komunikatën e publikuar në faqën e Ministrisë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës.
Në komunikatë theksohet se shteti francez inkurajon Kosovën dhe Serbinë që të kthehen në bisedime dhe të avancojnë në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.
“Franca u bën thirrje autoriteteve të Kosovës që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm i ardhshëm që do të përkeqësonte më tej tensionet. Ai inkurajon dy palët që të kthehen në tryezën e bisedimeve nën kujdesin e Bashkimit Evropian në mënyrë që të bëjnë përparim drejt zbatimit të marrëveshjes së Ohrit”, thuhet tutje në komunikatë.

Më shumë storie
Kongresi i SHBA-së adreson diskriminimin ndaj shqiptarëve në Luginë
Gjatë një seance të mbajtur në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresmeni amerikan Keith Self ka...
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari
Sot është shënuar përvjetori i sulmit të dytë të forcave serbe kundër familjes Jashari, i cili kishte ndodhur më 22...
Nga takimi Kosovë–Serbi funksionalizohet Komisioni i përbashkët për Personat e Pagjetur
Sot u mbajt takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog. Ketij...
Në Davos të Zvicrës u diskutua për të ardhmen e ekonomisë botërore
Liderë botërorë, drejtues institucionesh dhe shefa të korporatave globale janë mbledhur në Davos të Zvicrës për Forumin Ekonomik Botëror, ku...
Ambasada amerikane përkujton viktimat e masakrës së Reçakut
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka bërë të ditur se, sot, ushtruesi i detyrës së zëvendësshefit...
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Ajovës në SHBA
Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, vizitoi bazën e aviacionit të Gardës...

Average Rating