Ftesa e sinqertë e Alibeajt për   bashkimin e demokratëve. Kërkesë z. Igli Cara

Read Time:3 Minute, 44 Second

Nga Skënder Sadri KAPITI

 Ka ardhur koha që demokratët të reflektojnë qartë dhe të mos mbeten peng e retorikave, interesave të ngushta personale dhe të historisë të së shkuarës , sepse historia e PD-së nuk i përket vetëm nje njeriu, as disa individëve dhe as vetëm se shkuarës por edhe të tashmes e të ardhmes, ndryshimit dhe progresit evolutiv.

PD-ja institucionale pavarësisht se njëherë u sulmua fizikisht e dhunshëm për ta pushtuar Selinë e saj, dhe pavarësisht se me një vendim të shkallës së parë , Alibeaj ua la foltoristëve dhe Berishës Selinë e PD-së duke besuar se mos mund të bëhej bashkimi i PD-së dhe duke moslejuar përplasje mes demokratëve; pavarësisht se gjykata me vendim të formës së prerë nuk e njohu Foltoren si PD dhe as Berishën si kryetar të PD-se; pavarësisht se foltorja nuk është regjistruar as si Parti në zgjedhje dhe madje as në kualicionin me Ilir Metën; pra, pavarësisht gjitha këtyre dhe kësaj veprimtarie  të  Foltores, Partia Demokratike institucionale , pikërisht kryetari në detyrë, z.Alibeaj  dhe sekretari i saj z. Bardhi me tolerancë, me modesti, me kulturë politike e qytetare dhe me shumë sinqeritet e pjekuri demokratike dhe patriotike nuk ekspozuan asgjë si fitore e triumf të tyre,  por iu drejtuan të gjithë demokratëve që të dalim me një kandidat të vetëm në zgjedhjet vendore të 14 Majit  2023, madje duke edhe njohur, pranuar dhe mbështetur edhe  kandidatët që i ka nxjerrë edhe vetë Foltorja.

Tani, me që unë jam antar i hershëm  PD-së me shumë të afërm të mi, njëkohësisht edhe kontributorë për demokracinë ashtu si dhe shumë të tjerë por që PD-ja nuk na ka vlerësuar dhe as nuk ka integruar në politikë shtresën e persekutuar dhe të djathtët, dhe si banor dhe votues në Durrës po i bëj disa pyetje dhe kërkesë z. Igli Cara, kandidat i dalë nga primaret në Durrës, dhe  këto pyetje dhe këtë kërkesë po ua bëj edhe atyre të cilët e votuan për kandidat bashkie z. Cara që :

si të duket ftesa që u është bërë edhe Juve për të kandiduar si kandidat i Partisë Demokratike Institucionale, Partisë të cilën e njeh ligji, kushtetuta, drejtësia, institucionet shtetërore dhe ato zgjedhore?

A jeni dakord që të jeni kandidat i PD-së të cilën e njohin dhe e përkrahin edhe SHBA-të dhe ndërkombëtarët apo me një grupimi deri më sot jashtinstitucional?

Z. Cara nuk vihet në dyshim karakteri, kapaciteti  dhe personaliteti e dinjiteti  juaj personal, sepse e meritoni te jeni kandidat për kryebashkiak të Durrësit dhe fitues i zgjedhjeve të 14 Majit  2023 ,dhe për këtë shprehen demokratët , dhe jo vetëm ata por dhe opinioni i gjërë durrsak, por ama a është e justifikueshme dhe e moralshme që Ju të kandidoni në kualicionin ku nuk bën pjesë Partia Demokratike institicionale e cila ka edhe mbështetjen e SHBA-ve?

Z. Cara a do ishit dakord që ju dhe demokratët të bëni  fushatë për antarë të këshillit bashkiak për individë socialistët të ishLSI-së?!

Për kujtesë z. Cara kjo gjëndje  sotme a nuk i erdhi PD-së pikërisht për faje të ishlidershipit të PD-së që bashkëqeverisi katër vite me LSI-në, dhe ku prej kësaj bashkëqeverisjeje i erdhi edhe humbja katastrofike e vitit 2013?

Z. Cara në zgjedhjet vendore të 14 Majit nuk votojnë vetëm ata që të votuan në primare ,por atë ditë flet dhe vendos shumica e popullit , dhe ai ia beson votën atij që  sjell shpresë dhe besim.

Ju e meritoni besimin dhe votën popullore si kandidat por as i këtij e as i atij kryetari, por për meritat tuaja dhe për atë se cfarë ju gëzoni te antaresia e PD-se  dhe te qytetaria durrsake. Prandaj që të jeni akoma më i besueshëm, juve u duhet guximi për të sakrifikuar dicka edhe nga vetja, duhet pozicionimi i duhur si përfaqësues i PD-së, i asaj PD-je që ka mbështetjen edhe të SHBA-ve.

Jam i sigurt se edhe shumica e atyre që iu kanë votuar kandidaturën në primaret edhe ata janë dakord dhe kanë si parësore vetem  fitoren tuaj me 14 Maj 2023.

Z. Cara  duhet të jipni edhe shëmbullin e unifikimit dhe bashkimit të demokratëve dhe të popullit opozitar për të fituar qeverisjen vendore në Durrës, duhet bashkimi i të gjithë demokratëve dhe i të gjithë kontributorëve të vërtetë të PD-së dhe të demokracisë shqiptare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%

Leave a Reply

Previous post <strong>Nisja pa destinim apo politikanët me tru peshku</strong>
Next post Derek Chollet: Kosova më afër se kurrë drejt të ardhmes së saj në BE